Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në studion e “Opinion” u shpreh i vendosur se nuk do t’i bindet gjykatës për një process politik dhe që ka anashkaluar Parlamentin dhe k ashkelur Kushtetutën.
“Një vendim që nuk e njoh, nuk e zbatoj, është i turpshëm politik. Pa pyetur parlamentin nuk është bërë kurrë një gjë e tillë. Në këtë studio duhet ët mbrohet Kushtetuta.
Pas tre vitesh, nuk kanë ngritur dot akuzë, ka dyshime, por ajo nuk është akuzë, unë flas ëme terma të vërtetësisë. Kanë ngritur një piraidë mashtrimi. Cilido që ka sensing e profesionit, ai material është një dacibao e pështirosur, e shpifur e shkruar si në kohën staliniste. Për procesin , jam I nderuar që e kanë shkruar.
Sikur një provë të vetme të gjente për ato që jnë shkruajtur, SPAK formulonte padi penale ndaj Beroishës dhe nuk e çonte si person nën hetim, por si të pandehur. Hartimi I ligjeve dhe VKM-të nuk kanë lidhje me akuzën. Nëse do kishte një fakt të vetëm, Berisha do merrej penalisht i pandehur”, tha Berisha.