Raporti: Shqipëria më keq me drejtësinë pas reformës

Për këdo që shprehet fuqimisht se Reforma në Drejtësi po sjell një përmirësim të ndjeshëm në sistemin gjyqësor shqiptar, Raporti i “Projektit Botëror të Drejtësisë” (World Justice Project) është një grusht i fortë.

Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 91 në botë, duke shënuar një rënie prej 4 vendesh krahasuar me një vit më parë.

Në foto: Shqipëria renditet në vendin e 91 në Indeksin Global të Drejtësisë për vitin 2023
Ndërkohë, të dhënat ndër vite të këtij indeksi tregojnë se, në vitin 2017, pikërisht në kohën kur sistemi i drejtësisë anatemohej nga të gjitha anët, Shqipëria renditej në një pozicion shumë më të lartë se aktuali, e konkretisht në vendin e 68.

Pra, qartësisht, me zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila u ndërtua për të rritur cilësinë e drejtësisë në vendin tonë, të dhënat globale tregojnë për një regres skandaloz, duke e zbritur Shqipërinë nga vendi i 68 në vendin e 91, duke shënuar një rënie prej plot 23 vendesh.

About Redaksia

Check Also

Rënia e sistemit arsimor! Korrupsioni, nepotizmi dhe emërimet pa meritokraci po çojnë drejt një katastrofe kombëtare

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA Për fat të …

Leave a Reply