Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj në mënyrë konçize, disa pyetjeve të gazetarëve sot në selinë e PD lidhur me aksionin e opozitës në parlament. Berisha tha se, Parlamentin nuk e braktisim, ne kemi vendimet tona.
“Do shkojmë në seancë. Aty do jemi, po parlamentin nuk e braktisim. Ne kemi vendimet tona, ata do donin që ne të iknim, por absolutisht jo. Kjo është betejë pa kthim. Aleatët e mbështesin plotësisht aksionin që nisëm. Ky aksion do bëhet uragan.
Aleatët e mbështesin plotësisht aksionin që nisëm. E kanë mbështetur dhe e mbështesin. Ky është një aksion opozitar që do bëhet uragan opozitar. Edhe nga Partia e Lirisë. Të gjithë bashkë, nuk kemi asgjë të ndarë. Vendimi është konsultuar paraprakisht me Partinë e Lirisë. Dhe vazhdojmë. Vazhdojmë betejën!”, tha Berisha.