Zgjedhjet u mbyllën në tavolinë në prillin 2021, pazari…

Kryetri i PD, Sali Berisha, ka thirrur mbrëmjen e sotme Këshillin Kombëtar, pë rtë diskutuar mbi aksionet e opozitës ditët e ardhshme.

Ai tha para anëtarësisë së me veprimet e fundit siç kryeministri Edi rama po kërkon të asgjesojë opozitën, njësoj si diktatori Enver Hoxha.

Më tej Berisha theksoi se arsyeja se përse u shpall non-grata dhe dhëndri i tij u arrestua, është për shkak se nuk pranoi propozimin e Ramës në 2021, për bashkëqeverisje.

“Kjo histori për të cilën jemi sot këtu, fillon në prillin e 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë, pavarësisht nga lumenjtë e djersës së popullit opozitar. Kërkoi uratën e Berishës për bashkëqeverisje… Nëse do pranoja atë kontratë sot nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin padrejtësisht në burg. Por si ta pranoja këtë pazar me Ramën? Pluralizmi është fëmija im, s’mundet kurrë që unë të bëja një kompromis të tillë për të asgjësuar pluralizmin që sollën më ’90. Pasi refuzova këtë propozim, Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës.

Sot Shqipëria është përsëri në një diktaturë, pasi një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet. Sot Rama kontrollon ekzekutivin, legjislativin, gjyqësorë, ekonominë me oligarkët e tij. Sot Rama opozitën e ka shpallur armike për ta zhdukur, jo me plumba armë zjarri, por me plumba të tjerë asgjësues që ta vendosë në kontrollin e tij të plotë. Ramës i ka ngecur sharrës në gozhdë… nëse Enver Hoxha e rrëzoi me plumba opozitën, ky përsëri me gjithë përpjekjet që ka bërë nuk ia ka dalë të ndalë opozitën”, tha Berisha ndër të tjera.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …

Leave a Reply