Duke folur për përjashtimin e deputetëve të PD nga seancat parlamentare, Berisha theksoi se, vendimi është totalisht i paligjshëm. Berisha tha se, beteja e deputetëve do të vazhdojë gjer në ekstrem! Qytetarët mezi po presin!
“Së pari ai ishte një vendim antikushtetues, antiligjor, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me rregulloren e parlamentit. Akti i tyre i shëmtuar që fikën dritat, tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.
Së dyti, për të gjithë ata që kanë ABC-në, apo njohuritë më elementare matematike, afati kishte skaduar dje, kishte skaduar dje.
Për ata që nuk kanë as moral as ligj, duhej shtrirë edhe sot. Por një gjë po të them, çfarëdo vendimi të marrin, po nuk restauruan një më një të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament, ajo betejë do të vazhdojë gjer në ekstrem.
Këtë ta kenë shumë të qartë! Ne jemi në një betejë pa kthim. Shohim që ka një insistim të madh nga qytetarët, mezi po presin. Ua them unë. Ndaj dhe do vazhdojmë këtë betejë”, tha Berisha.