Ka nisur me tensione seanca plenare e kësaj të hëne e parashikuar të mbahet sot në orën 17:00.
Që në nisje të seancës ka pasur përplasje mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, ku këta të fundit kanë bllokuar dhe foltoren.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila mbërriti në vend, pas një turi nëpër Kanada dhe SHBA, ka nisur seancën sikur të mos kishte ndodhur gjë. Por reagimi i deputetëve të opozitës ka qenë i menjëhershëm.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të të zbatohet e drejta më themelore kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha.
Ka pasur përplasje fizike mes deputetëve Vullnet Sina të PS dhe Bledion Nallbati të opozitës.