Berisha: Thjeshtra e Ramës shkon tender pas tenderi! Vetëm oborri i sarajeve të tyre është sa një park!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka denoncuar sot përfitimet që po nxjerrin nga fondet shtetërore, njerëzit më të afër të familjes së Ramës, si në rastin e tenderave që përvetëson vajza e bashkëshortes së tij dhe standartin e dyfishtë që ndiqet nga Kuvendi dhe drejtësia për hetimin.

“Ju jeni dëshmitarë që Edi Rama pasi vodhi mandatet me këta, – tha Berisha sot, – tani ai edhe atë opozitë që kishte mbetur pas grabitjes së mandateve, e paralizoi, e bëri të paqenë. Nuk lejonte komisionet hetimore parlamentare, të cilat janë laksative në Kushtetutën e vendit.

Nuk lejonte hetimin e konfliktit të interesit, ku ai është njeriu më i zhytur në gropën e gjirizit të interesit. Ku, Koço Kokëdhimës, për përfitime iu hoq mandati, kurse Edi Ramës për Rea Xhillarin, vajzën e familjes së tij me ligj. Në ligjin shqiptar të njëjtën pozite familjare që ka Gregu, ka edhe Rea. Po ajo shkon tender pas tenderi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …

Leave a Reply