Rama do t’u paguajë edhe ujin me paratë e shqiptarëve investitorëve që u fali 5.8 milionë metra katrorë tokë publike

Pasi morën miliona metër katrorë tokë shtetërore falas në zonat me të lakmuara të bregdetot, investimet strategjike tashmë kanë filluar të kafshojnë edhe buxhetin. Agjencia Kombëtare Ujësjelles Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve shpalli këtë të hënë një tender me vlerë 7.1 milionë euro për furnizimin me ujë të investimeve strategjike në zonat Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi.

Sipas dokumentave të tenderit, procedura prej 7.1 milionë eurosh mbulon vetëm fazën e parë të projektit. Kjo do të thotë se furnizimi me ujë i resorteve dhe fshatrave turistikë, të cilët në pjesën dërrmuese dominohen kryesisht nga vilat e të pasurve do të marrë shumë më tepër fonde nga buxheti.

Sipas ligjit, qeveria merr përsipër me fondet e buxhetit të shtetit të gjithë infrastrukturën në funksion të investimeve strategjike. Këtu përfshihet furnizimi me ujë, rrjeti i kanalizimeve, furnizimi me energji elektrike si dhe rrjeti rrugor.

Ende nuk ka një faturë paraprake se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve financimi i infrastrukturës të resorteve dhe komplekse elitare që po mbijnë në çdo metër të vijës bregdetare të Shqipërisë nga Saranda në Velipojë.

Por me argumentit e nxitjes së turizmit, qeveria shqiptare pritet të disbursojë miliarda lekë për të çuar infrastrukturën në këto komplekse. Dhe tenderat për ta do të vijojnë për linjat elektrike, për kanalizimet e ujërave të zeza, për rrugë, gjelbërim e madje edhe pastrimin e komplekseve dhe fshatrave të tyre të pasur me paratë e qytetarëve shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Pensionistët shqiptarë më të varfërit në Europë, blejnë dy herë më pak se vendi i parafundit

Vitin e kaluar, vendi i parafundit për nga niveli i pensioneve në Europë ishte Bullgaria. …

Leave a Reply