Burgosjet politike!

Nga Iva V.GRILLO

Pas bllokimit te vazhdueshem te zerit te opozites ne parlament, daljes se pamjeve filmike te krimit zgjedhor dhe farses te diteve te fundit te “drejtesise se re”, nuk besoj se ka asnje dyshim se per momentin, ne Shqiperine e 2023 ka te pakten 2 te burgosur politike.

Ata jane:

1). Fredi Beleri, kandidati fitues i zgjedhjeve vendore ne Himare, i cili me makinacione nuk lejohet te betohet ne detyre

2). Jamarber Malltezi i cili mbahet i arrestuar ndersa eshte nen hetim, per nje krim te supozuar… qe ka ndodhur rreth 15 vite me pare e per te cilin nuk paraqet asnje lloj rrezikshmerie.

Sesa mjerane jane arsyet qe ndalojne kandidatin fitues Beleri qe te pakten te betohet si kryebashkiak fitues i Himares behet akoma me e qarte nga daljet filmike te krimit qe ka terrorizuar gjithe Shkodren ne zgjedhjet e 14 Majit…e me shume gjasa i ka dhene fitoren e ndotur kandidatit socialist.

Sa per kujtese, Beleri eshte akuzuar se ka dashur te ndryshoje rezultatin zgjedhor te Himares duke perdorur ekuivalentin ne leke te 300 dollareve amerikane…

Ne rastin e Zotit Malltezi, arsyet e mbajtjes ne burg jane akoma me qesharake dhe te pajustifikuara…duket se arsyeja e vetme eshte intimidimi dhe presioni qe i behet vjehrrit te tij, qe eshte dhe kreu i opozites shqiptare.

Per ata qe gjejne justifikime per burgosjet e mesiperme politike, qofte duke tundur fort karten e nacionalizmit apo te mllefit irracional ndaj opozites, duhet tu kujtojme se Shqiperia e shteti ligjor po shkon drejt humneres me shpejtesi marramendase.

Dhe ne qofte se nuk do ti behet qendrese e resistence e fuqishme padrejtesise dhe makinacioneve te regjimit qe ka kapur institucionet per fyti, rrezikojme te mbetemi fare pa atdhe…e ne ate rast nuk do te na e kete fajin as Beleri, e as Malltezi.

#stoppersekutimitteopozites

About Redaksia

Check Also

Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

Nga Lutfi DERVISHI Elon Musk është emeruar të drejtojë Departamentin e Eficensës së qeverisë Amerikane. Administrata në SHBA …

Leave a Reply