Deputetët e PD bllokojnë Konferencën e Kryetarëve

Deputetët e opozitës kanë bllokuar dyert e sallës ku zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Të bërë gardh para dyerve, ata nuk lejojnë kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi për të hyrë në ambientet e brendshme.

“Turp të keni që na keni përjashtuar”, dëgjohet midis të tjerash në video.

Deputetët e opozitës shprehen se nuk po i lejojnë të futen në asnjë sallë dhe se kolegët e tyre socialistë synojnë të gjejnë salla alternative për të zhvilluar mbledhjen.

Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve pritet të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe ministri i Financave, Ervin Mete.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u përplas me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Bardhi i kërkoi llogari për përjashtimin nga punimet e Kuvendit. “Për ça më ke përjashtuar? Ça kam bërë që jam përjashtuar… Si qenka kjo rregullore? Po ti ke dy muaj që merresh me mua…”, dëgjohet Bardhi.

About Redaksia

Check Also

I çmenduri mbledh Kuvendin/ Do votojë pjesmarrjen në “Bordin e Paqes” pa u krijuar!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri …

Leave a Reply