Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ishte i tërbuar dhe i zhgënjyer pas humbjes 3-0 ndaj Manchester City në Old Trafford. Në derbi, skuadra e Guardiolës dominoi rivalët e përjetshëm Manchester United, me futbollistët e “Djajve të kuq” që morën një dënim shembullor.
Madje, sipas asaj që raportohet nga “The Sun”, tekniku i United, Ten Hag, nga dhomat e zhveshjes, detyroi lojtarët e tij të dëgjojnë festimet e kundërshtarëve.
Ten Hag po planifikonte t’i jepte skuadrës së tij një ditë shtesë pushimi nëse ata mposhtnin Manchester Cityn, por padyshim e anuloi atë. Me sa duket, trajneri u ka kërkuar lojtarëve që të shikojnë video në shtëpi ku tregohen gabimet që kanë bërë gjatë ndeshjes. Për Manchester United, që ka humbur 5 nga 10 ndeshje në Premier League dhe është -11 pikë prapa liderit të kampionatit, është fillimi më i keq i sezonit që nga 1986-1987.
Lojtarët ankohen…
E besoni apo jo, por Manchester United e ka shumë të vështirë të gjejë justifikime për situatën që po kalojnë, aq sa tashmë i kanë vendosur fajin…fanellave. Pas humbjes në derbi kundër Man.City, lojtarët janë ankuar se fanellat i rrinë shumë të ngushta. Më herët, për një situatë të ngjashme u ankua edhe portieri Onana. Përballë një ankesë të tillë me sa duket edhe “Adidas”, sponsori teknik i Man.United, është gjetur e papërgatitur.
“Adidas” ka premtuar se do të sjell për lojtarët fanella të tjera, por kjo kërkon të paktën edhe një muaj kohë. Lojtarëve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të luajnë me ato fanella që shiten edhe në dyqane për tifozë. Në shtëpinë e “djajve të kuq” situata është me të vërtetë jo pozitive, ku në qendër të kritikave ka përfunduar trajneri Ten Hag, për mënyrën se si po menaxhon grupin. Në këtë periudhë janë të hapura dy çështje, ajo e Sancho dhe Antony, dy lojtar që janë jashtë grupit.