Vullnet Sina tha se Bledjon Nallbati nuk më goditi, PS e kallëzon penalisht

Partia Socialiste ka bërë kallëzim penal ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati ku pretendohet se demokrati ka ushtruar dhunë fizike ndaj Vullnet Sinës.

Lajmi është konfirmua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, i cili pohon se Partia Socialiste nuk do të tolerojë askënd.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Vullnet Sina pohoi se nuk ka pasur dhune fizike nga Nallbati dhe veprimin e tij e ka falur, por Partia Socialiste nuk mendon kështu kapet “dhëmbë për dhëmbë” me kundërshtarët e tyre politikë duke e kallëzuar penalisht.

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”, shkruan Çuçi.

Opozita prej kohësh ka ndërmarrë një aksion politik për të mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenar për shkak se mazhoranca socialiste ka ‘injoruar’ të gjitha kërkesat e tyre për të ngritur komisione hetimore për disa nga aferat skandaloze të qeverisë Rama.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …

Leave a Reply