Bajgat e Lylit në mediat e Ramës!

Nga Edi PALOKA

Ja si sajohen “akuzat”! Ja dhe bajgat e Lylit në mediat e Ramës. I paguan Lyli që të marrin bajgat që kanë mbuluar Lylin e t’i hedhin mbi ne. E si rastësisht prapë strehën e gjejnë tek TV “Bajga” e Car.Bol dhe tek ky portali që do të jetë i ndonjë bajge tjetër.

Sapo ma dërguan këtë “sihariqin”: Qenkam bërë “investitor strategjik” pa e ditur!!!! Sigurisht, kur punon për Lylin, kështu i bën llogaritë, shit demokratët që të fitosh miliona siç ka bërë Lyli.

E kam thënë dhe herë tjetër që Rama në perversitetin e tij ka “një të mirë”: ata që i ka blerë ose marrë peng i shfrytëzon barbarisht dhe i poshtëron deri në fund.

E keni vënë re që kohët e fundit Rama nuk flet fare po për ato që as ai nuk guxon t’i thotë, nxjerr këta bajgat e L.B?!

Tri herë që ne kemi bllokuar parlamentin, në kërkim të të drejtave tona kushtetuese, nuk ka folur Rama jo, kanë folur kukullat e L.B duke e quajtur “dhunë” protestën tonë pa thënë asnjë fjalë për mohimin e çdo të drejte të deputetëve të opozitës.

Edhe për gjyqin e sajuar politik ndaj Berishës, nuk flet Rama, po larot e Lylit. Sa për këtë rastin tim me këtë bajgën e vogël të L.B që e quaka veten dhe “anëtar të K. Kombëtar”, do ta mësojë dhe ky si të tjerë që unë bajgat i laj me zorrën e ujit…

P.s. E kam thënë para pak kohësh, Vuçiç është zar i Putinit – Rama është zar i Vuçiçit – L.B është zar i Ramës. Imagjino këta që janë zara të L.B!

About Redaksia

Check Also

Tre llojet e protestës në marshimin e sotëm mbi Tiranë

Nga Alfred LELA Sot, në ora 18.00, Partia Demokratike dhe aleatët opozitarë tubohen, në atë që …

Leave a Reply