Kryetari i PD, Sali Berisha tha para gazetarëve se, kam dokumentat e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës
“Nuk ka gjë më të thjeshtë: rikthe të drejtat kushtetuese të opozitës. Ua lexova para dy ditësh se është detyrim kushtetues ngritja e komisioneve hetimore parlamentare.
Objektet i kemi përcaktuar, objekti është ligji i konfliktit të interesit. Po kjo e përvëlon Edi Ramën.
Është ligji i TIMS-it. Kjo e djeg Edi Ramën, e djeg Taulant Ballën, e djeg Olsi Ramën.
A e doni të dini ju? Kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës në grupin e Xibrakës.
I kam të TIMS, le të modifikojë sa të dojë Taulant Balla. Po këto nuk i pranojnë ata, se janë në këtë vorbull.
Për këtë jemi ne, për të hetuar njëri-tjetrin. Dhe këto komisione le të shtrihen te të gjithë. Zbatimi i ligjit të konfliktit të interesit të shtrihet te kryeministri, te të gjithë”, tha Berisha.