Berisha: Ne jemi të vendosur të sakrifikojmë sepse janë shkelur të drejtat e atyre që përfaqësojmë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne duhet të jemi linja e parë e sakrificës dhe duhet të qëndrojmë

“Ne jemi të vendosur të sakrifikojmë, së pari, ne vetë sepse janë shkelur të drejtat e atyre që përfaqësojmë. Dhe ne duhet të jemi linja e parë dhe duhet të qëndrojmë.

Kjo sakrificë, ju do e shihni, por në mënyrë absolute pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese, pa rikthimin e të drejtës kushtetuese për komisionet hetimore parlamentare, pa të drejtën e opozitës për të emëruar në komisione përfaqësuesit e vet, siç ka ndodhur në 32 vite, pa të drejtën e opozitës për reformën zgjedhore për të pasur kryetarin, plotësimi i këtyre kushteve është kushti i të gjitha kushteve për jetë parlamentare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit-Ramës: Në “Pasqyrën” tuaj vetëm mashtrim, në bulevardin tonë vetëm guxim!

Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin …

Leave a Reply