Berisha: Ne jemi këtu për të drejtat tona kushtetuese, Parlamenti nuk funksionon i rrethuar me njësi speciale

Kryetari i PD, Sali Berisha tha bë një prononcim për mediat nga salla e Parlamentit se, ne jemi këtu për të drejtat tona kushtetuese, Parlamenti nuk funksionon i rrethuar me njësi speciale.

Prononcimi i Berishës për mediat

Pyetje: Zoti Berisha, do të lejoni zhvillimin normal të seancës plenare sot?

Sali Berisha: Ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese, të mohuara në mënyrën më brutale, por që janë interesi, në vlerësimin tonë, i të gjithë shqiptarëve që duan pluralizmin, por janë interesi i të gjithë atyre që votuan kundër qeverisë, për një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë, kryetarin e të cilës, përfaqësuesin e të cilës, ta caktojë Edi Rama. Kjo nuk mund të ndodhë.

Pyetje: Deputetët e përjashtuar do të vijnë në seancë?

Sali Berisha: Ç’do skenar ju do ta shihni. Ja si është i rrethuar, shiheni në të gjitha anët. Po përgatiten duket se do të drekojnë këtu këta.

Pyetje: Ndërkohë, grevën e urisë e keni paralajmëruar ju …

Sali Berisha: Edhe ajo do të vijë, ju garantoj.

Pyetje: Do të jetë parlamenti, vendi i grevës së urisë?

Sali Berisha: Do të përzgjidhet dhe ju do ta merrni vesh ndër të parët, por njëherë për njëherë ne vazhdojmë me këto mjete. Ne besojmë se parlamenti nuk funksionon me klandestinitet, nuk funksionon i rrethuar me njësi speciale dhe të tjera. Parlamenti duhet funksionojë në zbatim të Kushtetutës dhe rregullores së vet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mosbindja do të përshkallëzohet! Mos dëgjoni papagajtë e qeverisë që bëjnë opozitën e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, deklaroi …

Leave a Reply