Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Parlamenti se, Edi Rama ka planifikuar të përdorë dhe ushtrinë si në 1990, por asgjë nuk e shpëton.
“Edi Rama, pasi e pa që opozita nuk do të jetë më, nuk do të mund të manipulohet më, do të mbrojë të drejtat e saj, ka shpalosur këtë strategji me të cilën e thellon vendin çdo ditë në krizë.
Por i them këtu, nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, që kanë planifikuar të përdorin edhe ushtrinë, njëlloj me skenarin e vitit 1990-91.
Le të përdorë ç’të dojë, por asgjë nuk e shpëton atë nga revolta, nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtat e tij”, tha Berisha.