Berisha: Ose rikthim të drejtash kushtetuese ose parlament këtu nuk ka!

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi nga parlamenti, ose rikthim të drejtash kushtetuese ose parlament këtu nuk ka. Berisha tha se, këta i kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës.
“Përpiqen ta paraqesin sikur kjo është një çështje mes deputetëve. Jo! Kjo nuk është një çështje mes deputetëve, kjo është një çështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të të drejtave kushtetuese të tyre dhe popullit opozitar, Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale me Taulant Begojaris dhe të tjerë.
Ne jemi këtu, siç u kemi dhënë fjalën, o rikthejmë kushtetutën dhe ne nuk tërhiqemi. Kjo është betejë pa kthim.
Rikthim i të drejtës së opozitës e cila është e sigluar në kushtetutë për ngritjen e detyrueshme nga parlamenti të komisioneve hetimore.
Rikthimi i të drejtës së opozitës për të emëruar përfaqësuesit e saj në komisionet e parlamentit.
Rikthimi i të drejtës së opozitës për të ushtruar veprimtarinë e vet ligjvënëse.
Ka muaj të tërë që kjo bandë, që ulet këtu pas nesh, mban në sirtar ligjin për minimumin jetik. Unë jam i bindur se ligji për minimumin jetik të shqiptarëve nuk ka deputet që sot nuk do ta votonte. Atë nuk e lejojnë këta hajdutë këtu që janë mbrapa, që janë bërë milionerë duke vjedhur, duke ju vjedhur ju.
Ndaj dhe nuk lejojnë komisione hetimore, nuk lejojnë nisma ligjvënëse, ndaj nuk lejojnë ligjin për vendosjen e minimumit jetik. Nuk lejojnë dhjetëra ligje të tjera.
Defakto kanë paralizuar apo shumëzuar me zero, deputetë e opozitës në parlament.
Edhe njëherë, garantoj socialistët, garantoj qytetarët pa parti se kjo është në interesin më të mirë të gjithë shqiptarëve.
Ç’të drejtë kanë këta ti emërojnë opozitës kryetarin? Këtë nuk e ka bërë diktatura në vitin e fundit të jetës së saj.
Ju pyes unë ju, më thoni pak, ku buron e drejta për ti emëruar opozitës përfaqësuesin. Në cili model gjendet kjo, përveç në modelin e Spirokolekës dhe Edi Ramës. Përse bëheni bashkëfajtorë, pse mbështesni një nismë të tillë. Kur ka ndodhur kjo?
Gjersa në krye ka dalë Begot, kanë dalë Çelët, njerëz që porosisin vrasje, që merren me trafiqe. Gjersa në krye kanë dalë hajdutë, që hyjnë varfanjakë dhe brenda 2 vitesh bëhen milionerë.
Gjersa në krye ka dalë Edi Rama, një njeri i cili u bë me saraje duke deklaruar gjithsej 3800 euro. I thërrisni arsyes pak, 3800 euro dhe 400 mijë lekë.
Si u ndërtuan sarajet 57 metra themele të gjata. Si u ndërtua pallati në sheshin e pallateve pa asnjë faturë, i Linda Ramës. Apo ne këto nuk duhet ti hetojmë, apo këto ne duhet të heshtim para tyre.
Jo more ne kurrë nuk heshtim. Ne jemi këtu, sepse për këtë detyrë na ngarkon kushtetuta ne, dhe do ti mbrojmë absolutisht gjer në fund. Ndaj ose rikthim të drejtash kushtetuese ose parlament këtu nuk k”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Thesarit të SHBA refuzoi të sanksiononte Sali Berishën, deklarata

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar për herë të parë se, Departamenti i Thesarit …

Leave a Reply