Çmimi i bukës do të rritet me 30-40 lekë!

Buka masive nga 100 lekë pritet të shkojë në 130 ose 140 lekë. Granit Sokolaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendra ALERT, është shprehur se bëhen abuzime të shumta tek buka. Ai theksoi se do të ketë rritje të çmimit të bukës, pas kontrolleve për vendosjen e etiketës që do tregojë peshën. Sipas tij, buka masive nga 100 lekë do të shkojë në 130 ose 140 lekë, megjithatë kjo mbetet për t’u parë. “Do të ketë rritje të çmimit të bukës dhe do ta shohim në dhjetor. Nëse sot është 100 lekë, do të shkojë 130-140 lekë buka. Nuk është për t’u marrë e mirëqenë por do e shohim si do ecë. Deri më tani furrtarët kanë punuar në të zezë, kanë abuzuar me bukën. Duhet hetuar kjo gjë”-tha ai.

Mashtrimi pa kandar i qytetarëve me bukën e përditshme

Në furra shiten bukë në dhjetra forma dhe përmasa. Askush nuk e di se sa peshojnë, apo sa duhet të peshojnë. Brenda buka fryhet me maja, duke siguruar volum, por jo peshë dhe çmimi është ekskluzivitet i pronarit të furrës.

Madje abuzimi nis që me pjekjen që bëhet me rrezet poshtë 12, kjo eleminon peshën dhe shijen, atë që thuhet: nuk i vjen më era bukë. Më parë rreth viteve 90’ rrezja e bukës ishte 14-16. Tashmë instancat kanë legalizuar rrezen 8, që është rrezja për miellin që përgatiten biskotat.

Furrat e bukës do të jenë të detyruara që pas datës 15 nëntor, të shesin çdo produkt të shoqëruar me etiketa treguese për çdo lloj buke, duke shpjeguar llojin e bukës, peshën konkrete dhe çmimin e shitjes. Etiketat duhet të vendosen në raftet poshtë çdo lloj buke. Gjithashtu në ambientin e furrës duhet të jetë dhe një listë, në formatin A4, që do të informojë klientin me çmimin e shitjes për 1 kg për çdo lloj buke.

Ky fakt duket si nxitja kryesore që përse flitet se do rritet çmimi i bukës, por edhe që nxjerrë zbuluar abuzimin skandaloz, ku shqiptarët vidhen nga furrat e bukës nëpërmjet peshës, dhe paguhet më tepër për maja.

Shtrenjtimi i çmimit të bukës preku në mënyrë të drejtpërdrejtë mijëra persona me të ardhura të ulëta, përfshirë pensionistë dhe grupe në nevojë.

Instancat shtetërore kanë lejuar me vite që tregtarët e bukës do abuzojnë me qytetarët. Madje kujtojmë se Autoriteti i Konkurrencës vendosi të shpëtojë nga gjoba prej 4.1 milionë eurosh 5 kompanitë e miellit të akuzuara për përcaktim të organizuar të çmimeve.

Eurostat: Shpenzimet mesatare për bukë e drithëra janë 220 Euro në vit për person

Eurostat raporton se çmimet e bukës e drithërave në Shqipëri ishin sa 70% e mesatares së Bashkimit Europian, por e matur sipas metodës së fuqisë blerëse, shqiptarëve u kushton blerja e bukës 87 herë më shtrenjtë se një europiani. Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon./Telegraf

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …

Leave a Reply