Beleri/Skandali në Gjykatë me dëshmitarin e paguar nga Rama nga fondi sekret

Dëshmia e dëshmitarit të paguar nga fond sekret i policisë me 7 milionë lekë kundër Belerit nuk do të bëhet pulike dhe do të jetë një seancë sekrete. Arsyeja ëstë e qartë, Rama nuk do që shqiptarët të dëgjojnë të vërtetën në këtë përballje me dëshmitarë të rremë dhe të paguar nga regjimi.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka si dhe të gjithë trupës gjykuese.

Në seancën e zhvilluar sot për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që dëshmia e Arsen Ramës të bëhet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë dëshmitë e tjera do të mbahen me dyer të hapura. Sipas prokurores Dorina Bejko, Arsen Ramës i është dëmtuar në Vlorë makina e tij dhe e bashkëjetueses dhe se rasti është referuar nga policia e Vlorës.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply