Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj Taulant Ballës duke thënë; Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë! Berisha akuzoi Ballën se, ti je i akuzuar për vrasje, mercenarët që ke sjellë në SKAP kanë zhdukur provat.
“Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët. Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali. Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg.
Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat.
Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.
Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës.
Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë.
Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë!
Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it.
Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in. Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet”, tha Berisha.