Deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish me karrige foltoren e sallës së seancave plenare të Kuvendit. Ata kanë kthyer karriget përmbys duke mos lejuar zhvillimin e seancës në normalitet.
Kryetari i PD, Sali Berisha në një lidhje live në Facebook ka nisur fjalimin drejtuar qytetarëve. Ai thotë se, Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare sepse është i përfshirë në afera.
“Familjarët e tij janë vërsulur pas tenderave për t’u pasuruar në kurriz tuaj. Rama nuk pranon dot Komisionet Parlamentare se është i inkriminuar. E pret fati i McGonigal”, tha Berisha.