Dhunimi i 3-vjeçares nga edukatorja, protestë para Ministrisë së Arsimit

Qindra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit për të protestuar pas rastit të rëndë të dhunimit të një 3-vjeçareje nga edukatorja e saj në një kopsht privat në kryeqytet.

Qytetarët kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet private, si edhe shtim të stafit punonjës në institucionet shtetërore.

Një prej protestueseve u shpreh se në këto kopshte edukatoret nuk janë të përgatitura dhe nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për t’u kujdesur për të vegjlit në këto ambiente.

“Jam shumë e indinjuar për atë që i ndodhi fëmijës. Prokuroria duhet ta fusë brenda edukatoren. Nuk mund të punohet pa licencë në mes të Tiranës. Ku janë organet kompetente? Duhet patjetër kontrolle në kopshte dhe çerdhet private. Këtë të shohë ministria. Këtu fillon edukimi dhe prandaj bëhet çdo gjë. Merren edukatoret dhe nuk dihet përgatitja ose profili i tyre. I kam bredhur me radhë çerdhet, të gjitha thonë se nuk kanë diploma për këtë punë. Këtë të bëjë ministrja, le të rregullojë këtë problematikë për brezin e vogël. Kontrolli duhet të nisë nga shteti. 40 fëmijë janë në shtet për 2 edukatore në shtet. Ato janë heroina, por është e pamundur. Po pranojmë këta emigrantët, po këta të vegjlit tanë?”, u shprehën protestuesit mes të tjerash.

Edukatorja Majlinda Dehima është vënë në pranga nga policia ditën e sotme, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës. Nga pamjet filmike të siguruara nga emisioni investigativ “Stop” duket teksa ajo qëllon me vizore vajzën 3-vjeç në ambjentet e kopshtit “Stinët”, i cili u mbyll pasi ishte pa liçensë. Ndaj pronarit të këtij kopshti është hapur dhe një procedim penal.

About Redaksia

Check Also

PD kallëzon në Prokurori institucionet vendore: Vlora u përmbyt nga neglizhenca e kryebashkiakut

Partia Demokratike dega e Vlorës ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me …

Leave a Reply