Detaji që u mbajt i fshehtë, Italia: Rama do përfitojë 500 milionë euro në 5 vite nga emigrantët

Italia ka qartësuar sot një detaj që është mbajtur i fshehtë nga pakti i bërë publik mes Ramës dhe Melonit. Sipas këtij detaji, qeveria e Tiranës do të marrë 100 milionë euro në vit nga Italia për infrastrkturën e kampeve të emigrantëve afrikanë, ose 500 milionë euro në 5 vite. 

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me marrëveshjen e firmosur dje mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e dy qendrave në Shqipëri ku do të strehohen emigrantët e ardhur nga Afrika me qëllim që t’u shqyrtohen kërkesat për azil.

Sipas mediave italiane, një zëdhënëse e Komisionit Europian ka deklaruar se BE është në kontakt me autoritetet italiane për të marrë detaje mbi marrëveshjen.

Jemi në kontakt me autoritetet italiane, kemi kërkuar të marrim detaje për marrëveshjen e migracionit me Shqipërinë. Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë. Ne jemi njoftuar për marrëveshjen Itali-Shqipëri përpara shpalljes” – u shpreh një zëdhënëse e KE.

Ndërsa kryeministrja e Italisë Girogia Meloni tha se marrëveshja që u firmos ditën e djeshme me Shqipërinë mund të bëhet një model bashkëpunimi mes vendeve anëtare dhe jo anëtare të BE për menaxhimin e flukseve migratore.

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët e shpallur dje mund të bëhet “një model bashkëpunimi midis vendeve të BE-së dhe vendeve jo-BE për menaxhimin e flukseve migratore, tha sot kryeministrja Giorgia Melon në një intervistë për Il Messaggero.

Është një marrëveshje e cila forcon partneritetin strategjik midis Italisë dhe Shqipërisë dhe në thelb ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë në Evropë vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare, shton Meloni.

Në bazë të marrëveshjes të firmosur ditën e djeshme (6 nëntor) , Italia do të financojë dy qendra për të menaxhuar emigrantët pa leje qendrimi. Këto struktura fillimisht do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil. Do të qarkullojnë në vit deri në 36 mijë persona, natyrisht jo njëkohësisht, pasi kapaciteti maksimal i dy qendrave do të mbetet deri në 3000 persona.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply