Ka «një gjeneratë të humbur», ka midis 16 dhe 19 vjeçëve, i mbijeton bordeve të fshatit roman, jeton «një të dielë të pafundme» në sheshin San Pietro. E rrëfejnë një regjisor – producent dhe një regjisor debutues. Kjo «është një botë pa të rritur».
«Çfarë ndodh nëse lind në shkretëtirëm e një shoqërie copë copë?», pyet Wim Wenders. Regjisori i madh gjerman flet në cilësinë e producentit. Me Road Movies e tij ka bashkëprodhuar – bashkë me Domenico Procacci e Laura Paolucci (Fandango), Giorgio Gucci (Alcor) e Fabrizio Moretti (Art me picture) — metrazhin e gjatë të parë të 31 vjeçarit Alain Parroni, në konkurs në seksionin Orizzonti të Ekspozitës së 80 të Cinema di Venezia (30 gusht – 9 shtator) dhe në salla nga 14 gushti: Një e dielë e pafundme. Niset nga një mesazh vokal. Një shfryrje: «Unë do të doja paksa vëmendje». Nga këtu Parroni ka ndërtuar historinë e tre miqve, një vajze dhe dy djemve. Gjithmonë të lidhur midis tyre, në nxhetësinë e gushtit vërtiten midis fshatit të litoralit dhe qytetit të Romës. Brenda është shtatzanë. Alex, më i madhi, ka mbushur 19 vjeç dhe zbulon se po bëhet baba. Kevin mbush provincën dhe qytetin me shkrime me emrin e tij. Kërkojnë një mënyrë për të lënë një shenjë në botë. Producenti dhe regjisori paraqesin filma – që do të jetë edhe në Toronto Film Festival në seksionin Discovery— për «la Lettura».
Si ka lindur?
Alain Parroni — Kam filluar të shkruaj në moshën 24 vjeçare. Me mbarimin e universitetit gjendesha në atë moment boshllëku ku nuk e dija mirë se çfarë të bëja në jetë dhe pse të qëndroja në botë. Për fat kisha instrumentin e kinemasë së valvul shfryrjeje. Ky film lind nga provinca, nga vendi ku jam rritur, Ardea (Romë), dhe nga ajo që deri në atë moshë më ushqente: filma, animime, karikatura… Në vitet e mëpasme kam kërkuar të «mos rritem» për të mos e humbur këtë pikëpamje. Kam frekuentuar vende, intervistuar djem, mbledhur imazhe… 20 vjeçarët të provincës shpesh kanë bërë tashmë fëmijë. Pyesja veten mbi këtë nevojë për t’u riprodhuar paralelisht ndaj idesë time të ndërtimit të gjërave, filma. Parimi ishte i njëjti: lënia e një gjurme, një dëshmi e kalimit tonë. Siç bëjnë protagonistët e filmave: Brenda nëpërmjet shtatzanësisë, Alex po kërkon t’i japë jetës së tij një strukturë adulte, Kevin me taget… Por kur nuk ekzistojnë instrumentat drejtohemi nga instinkti dhe kjo mund të shpaloset në akte të dhunshme. Në nivel emotiv nuk kemi marrë një arësimim, ajo që dijmë shpesh vjen nga filmat. Rreziku, nëse bëjmë pyetjet e duhura, është shpërthimi.
Pse titulli «Një e dielë e pafundme»?
Alain Parroni —Në italisht dhe në anglisht, An Endless Sunday, ka identitete të ndryshme. Fjala e pafundme bart në vetëvete një zemërim dhe një dhunë që nuk mund të jepen në gjuhë të tjera. Bart në vetëvete boshllëkun e gushtit, ku duket gjithmonë e diela, por edhe kërkimin e vëmendjes. Në anglisht përbëhet nga katër fjalë, fund, pa, diell, ditë, që i bëjnë mirë imazhit të filmit.
Wenders, si e keni zbuluar Parroni?
Wim Wenders — Tek Road Movies marrim shumë emaila për bashkëprodhime të mundshme. Jemi një shoqëri relativisht e vogël, duhet të bëjmë një përzgjedhje të vëmendshme përpara se të impenjohemi në një projekt. Kur ka ardhur një email ku flitej për një film që përfundonte me shumë zemërim dhe gjak në Sheshin San Pietro, përgjigja e sjellshme, por e menjëhershme, ka qenë: «Faleminderit, por jo, nuk jemi të interesuar». Në 2018 kemi realizuar dokumentarin e drejtuar prej meje Papa Françesku. Një njeri i fjalës, dhe dy projektet do të dukeshin tëhuaja në të njëjtin portofol. Por më pas dërguesi i emailit, producenti Giorgio Gucci, ka propozuar një takim në Romë ku më pas kanë marrë pjesë Léa Germain dhe Luca Lucchesi. Subjekti i filmit fillonte të harmonizohej në mënyrë më koherente dhe fillonim të nuhasnim domethënien e sekuencës finale dramatike në Sheshin San Pietro. Pabesueshmërisht, filmi vërtitej rreth dashurisë dhe dëshirës për të arritur, koncepte të theksuara nga Papa.
Dhe kështu keni vendosur ta prodhoni?
Wim Wenders — Luca Lucchesi, ndihmësregjisori im për shumë filma dhe tani producent ekzekutiv, është kthyer nga takimi me Adavede, metrazh i shkurtër i Alain i 2017, mbi dëshirën e një vajze për të rigjetur një fotografi të humbur në kujtesën e celularit të tij. Duke e shikuar kam kuptuar se Alain i shtonte ekuacionit një gjuhë kinematografike jashtëzakonisht personale dhe të dallueshme. «Gjetja e gjuhës tënde» duhet të ishte një objektiv themelor jo vetëm në shkollat e kinemasë, por në të gjitha institucionet arësimore. Një si unë, regjisor – priducent që ka qenë për një kohë të gjatë mësues dhe profesor i Kinemasë, porovon kënaqësi të pafundme kur një artist i ri arrin ta gjejë zërin e tij. Kjo ndjenjë vlen sidomos sot, nga momenti që krijimi i imazheve në lëvizje është bërë një aktivitet më shumë i përbashkët për miliarda persona. Tentativa e Alain për të gjetur një gjuhë unike pjesë nis nga ky kontekst: sfidet e një gjenerate të mbytur nga përmbajtjet dixhitale platformash si YouTube, TikTok dhe Instagram — një gjeneratë syshë që shpejt do të kenë më shumë kohë sa për të shikuar imazhet dixhitale mbi dispozitivët që këto sesa ato të prekshmet e «jetës reale». Alain e çon sfidën e përballuar nga të rinjtë në një nivel të mëtejshëm, duke shfrytëzuar vetë platformat dhe instrumentat e tyre, duke i transformuar në udhëtim potetik të ashpër dhe elegant. Veç kësaj, jam ndjerë menjëherë komod me producentët italianë të filmit. Giorgio Gucci, shumë i ri dhe i apasionuar, do të arrijë rezultate të rëndësishme në Itali dhe në Europë. Domenico Procacci, koleg i vlerësuar dhe producent, ka arritur të mbesë gjithmonë i ri dhe kureshtar. Në industrinë tonë, kjo është një bekim. Përfshirja e tyre ka influencuar shumë vendimin tim.
Çfarë ju pëlqen më shumë se aktiviteti i producentit?
Wim Wenders — Kam qenë gjithmonë producenti i vetëvetes. Kjo më ka lejuar një liri krijuese të pafundme, por sjell edhe përgjegjësi të mëdha. Merr shumë kohë nga krijueshmëria dhe kërkon të bëhesh një avokat apo një llogaritar. Si producent për të tjerët, e dua fillimin dhe fundin e procesit. E gjej një histori, ta zhvilloj dhe ta rris. Kërkoj që të rri jashtë xhirimeve, pasi besoj se regjisori (apo regjisoria) dhe ekipi i tij duhet të kenë kontrollin e plotë të kësaj pjese. Do të ndjehesha një i futur, por pastaj më pëlqen montazhi, disa faza të pasprodhimit dhe natyrisht përzgjedhja e muzikës: jam i lumtur që Shiro Sagisu ka bërë muzikën e Një e diel e pafundme. Luca dhe unë jemi vënë në kontakt me të nëpërmjet producentit japonez të Ditët e përkyera, filmit tim të fundit të xhiruar në Tokio (i paraqitur në Kanë, do të kalojë në festivalin e Torontos). Kolona zanore e të cilit është kaq e rëndësishme për dramaturgjinë e filmit!
Çfarë ju magjeps më shumë sesa vizioni regjisorial i Alain Parroni?
Wim Wenders — E admiroj mënyrën me të cilën ndërthuret mjeshtërisht shtresa dhe botë të ndryshme për të krijuar një vizion unik. Bën bashkë elementë që vijnë nga shpirtërat, nga kinemaja neorealiste, nga kultura pop, nga instagrami, nga ritualet tradicionale, nga religjoni, nga fotografia analogjike dhe deri nga TikToku. Rezultati i këtij mozaiku është i fuqishëm dhe emocionues. Ajo që më godet është sesi Alain arrin të kapë thelbin e mendjes së adoleshentit në botën e sotme: një patchwork i privuar nga një hierarki e qartë preferencash. Duke marrë shtysë nga një film tjetër intigrues i vitit të kaluar (Everything Everywhere All At Once, shënimi im.) do të mund ta përshkruajmë punën e tij si «një të tërë, gjithçka në një herë». Dhe ajo që është vërtet origjinale është se kjo nuk lidhet me kurrfarë gjykimi. Alain përpiqet të ofrojë një portret sa më të mundshëm autentik dhe të vërtetë të kësaj gjenerate të «humbur» më shumë sesa një opinion të thjeshtë lidhur me të. Një urgjencë e admirueshme, sidomos për një autor kaq të ri.
Alain Parroni — Në shkollat e kinemasë ndoshta të bëjnë të dëgjosh të gabuarën nëse nuk ndjek një gjuhë të caktuar apo struktura narrative të caktuara, por besoj se duhet të mësojnë të jesh i vetëdijshëm për gjuhën me të cilën je rritur. Në bagazhin tim nuk ka vetëm shpirtëra. YouTube dhe TikTok, por edhe filma autori apo komerciale. Në themel duhet të jetë gjithmonë kërkimi i gjuhës. Ta abosrbosh dhe ta sjellësh në botën tonë. I imi nuk është një traktat mbi adoleshencën. Thjesht sa kam shkruar isha shumë i ri dhe kam ndjekur instinktin, i frymëzuar nga ajo që shikoja përreth dhe brenda meje. Të tre protagonistët (të intepretuar nga debutuesit Enrico Bassetti, Zacari Delmas dhe Federica Valentini) përfaqësojnë adoleshentë shumë të ndryshëm: Alex është më introversi, Kevin ekstroversi, Brenda është më enigmatikja. Ndoshta është ajo që i njeh më pak emocionet: Alex e mbyt, Kevin e zgjeron, ajo nuk pyet: i jeton.
Keni pasur disa zgjidhje bashkë?
Alain Parroni — Nuk jemi takuar personalisht, kemi pasur videothirrje dhe emaila, që na kanë premtuar të kemi kohën e duhur për të bërë pyetje dhe analizuar filmin. Ardhja e Wim ka qenë thuajse magjike. Në janar, në një moment ngërçi, kam qenë në Japoni dhe kam ndjekur itinerarin e Tokyo-Ga (1985), filmin e tij mbi Ozu Yasujiro. Po e frekuentoja nëpërmjet kinemasë së tij dhe më pas është përfshirë në filmin tim. Kur kam folur me të kam pasur ndjesinë se nuk jam i vetëm, se filmi kishte kuptim.
Wim Wenders — Unë dhe Luca kemë bërë bashkë disa ide dhe disa inpute mbi një personazh që na pëlqente shumë të gjithëve: Domenico, një bari i poshtër vendimtar për zhvillimin e Alex, një lloj figure atërore. Për rolin kemi sugjeruar aktorin gjerman Lars Rudolph. Jam vërtet i lumtur që Lars dhe Alain kanë gjetur njëri tjetrin. Në pak ditët e kaluara në Romë, Lars praktikisht i ka dhënë jetë personazhit të Domenico.
Në shënimet e regjisë, Parroni shkruan: «Alex, Brenda dhe Kevin nuk janë gjë tjetër veçse ëndërra e një adoleshenti të preokupuar që ka fjetur me smartfonin në dorë përpara televizorit të ndezur me të gjithë volumin lart». Zhytja në këtë botë të medias e influencon botën ku realizohen sot filmat?
Wim Wenders — Është tani që duhet përballuar problemi specifik i analfabetizmit viziv. Kur një i sapolindur vjen në botë rrethohet menjëherë, në mënyrë direkte dhe indirekte, nga një numër i pazakontë dispozitivësh që komunikojnë kryesisht nëpërmjet imazheve më shumë sesa fjalëve dhe shpesh prindërit nga ana e tyre janë të rritur në një mënyrë të ngjashme. Çuditërisht, askush nuk ka menduar kurrë të japë udhëzime apo linja drejtuese mbi si të «lexohet» praktikisht shumëfishtësia e imazheve që na bombardon. Është thelbësisht që shkollat të fillojnë të parashikojnë programe të gjera qysh në vitet e para për t’u dhënë fëmijëve dijet e nevojshme për të kuptuar dhe interpretuar të gjitha imazhet që ndeshin përditë. Vetëm kështu mund të formojmë spektatorë të vetëdijshëm dhe t’u mundësojmë autorëve të ardhshëm të lundrojnë me inteligjencë dhe përgjegjësi në mjetet e reja të komunikimit dhe në gjuhët e reja audiovizive. Vetëm nëpërmjet një qasjeje të ngjashme kinemaja mund të shpresojë t’i mbijetojë desensibilizimit, teprisë së sotme të imazheve.
Çfarë i godet gjeneratat e reja të regjisorëve? Çfarë mendoni se u mungon atyre?
Wim Wenders — Jam i vetëdijshëm se kinemaja po përjeton ndryshme drastike, por njëherazi besoj se vetë përkufizimi i filmmaking duhet të evoluojë vazhdimisht. Ndryshimi nuk implikon se diçka po zhduket apo që regjisorët bashkëkohorë po bëjnë gabime. Thjesht po i përshtaten këtij instrumenti të pabesueshëm narrative në mënyrë të ndryshme, pikërisht si unë dhe kolegët e mi kemi bërë si regjisorë të rinj të Kinemasë së Re Gjermane kur kemi filluar karrierat tona disa vite më parë. Sigurisht që mjetet grafike konvencionale nuk janë në gjendje të mundësojnë një gjenerate të re regjisorësh të përballojnë realitetin tonë bashkëkohor. Kinemaja nuk është diçka e përcaktuar një herë e përgjithmonë. Përkundrazi, duhet të përshtatet, të evoluojë dhe të përdorë instrumenta të rinj, për të mos u bërë një «gjuhë e vdekur». Nëpërmjet Wim Wenders Foundation inkurajojmë regjisorë dhe regjisore të eksplorojnë mbretëritë ende të pastudiuara nga kinemaja. Çdo vit japim bursa studimi talenteve të reja premtuese. Kushti është që të kërkojnë mënyra novatore për të shprehur vetëveten: në dokumentarë, në filma fiksioni, në animim… Por edhe në instalime apo serialë ueb.
Pas «A Black Jesus» të Luca Lucchesi (2021), nga producent ktheheni të investigoni provincën italiane: çfarë gjëje ju magjeps më shumë nga këto vende?
Wim Wenders — Prodhimi i A Black Jesus ka qenë një udhëtim shpagues. Kemi hyrë në një realitet të vogël, por domethënës, qytetin Siculiana në Sicili, ku kemi kapur pikëpamjen e shoqërisë tonë europiane mbi emigracionin dhe racizmin. Ashtu si Luca, Alain i përket botës që tërheq. Atë ka lindur dhe është rritur. Ky familjaritet i garanton një kuptim të thellë dhe një lidhje të lindur me vendin. Jam i magjepsur nga vende të reja kur i kam vizituar dhe paraqitur në mënyrë autentike. Ndërsa provoj antipati ndaj filmave që duken si guida turistike të thjeshta. Duke e njohur shumë mirë Romën, kam ndjesinë se peizazhet rrethuese e përfaqësuara nga Alain japin një përshtypje të re. Janë vende që për një pjesë të publikut europian mund të rezultojnë një risi, por njëherazi ndajnë ngjashmëri të shumta me periferitë e qyteteve të tjera të mëdha si, për shembull, Berlini apo Parisi. Ka një thelb patjetër europian që e gjej jashtëzakonisht intrigues.
Alain Parroni — Tregojnë provincën, fshatin që shpaloset në det, nja 40 apo 50 kilometra nga një qytet i madh. Nga këtu mund të jetojë qyteti me një ndjenjë përkatësie pozitive, pa e pësuar siç ndodh në periferi. Ndjeheshin pjesë e këtij identiteti historik.
Pse keni vendosur ta vendosni skenën finale në Sheshin San Pietro?
Alain Parroni — Religjoni është pjesë e formimit tonë dhe në Romë përfaqëson vetë qytetin. Kam dokumentuar shumë mbi fëmijët që kryejnë akte ekstreme, ndoshta të pamotivuar, domethënë jo të motivuar nga një nevojë politike apo fetare, por emotive. Ashtu si John Hinckley që qëlloi ndaj Reagan për të tërhequr vëmendjen e Jodie Foster me të cilën ishte i dashuruar. Si në shumë filma me kartona, seriale televizive dhe filma, edhe në timen me përjashtimin e Domenico dhe të gjyshes së Brenda, nuk ka të rritur, ama përfaqësohen nga qyteti. Është ajo që me edukimin e saj prodhon djemtë dhe aktin e dhunshëm kundër sheshit është si të vrasësh prindërit pse nuk arrin t’i japësh kuptim ekzistencës.
Çfarë është religjoni për protagonistët?
Alain Parroni — Devocion dhe supersticion. Gjyshja e Brenda (e interpretuar nga gjyshja ime) e jeton kështu, midis lutjeve dhe ritualeve kundër syrit të keq. Kështu e jeton edhe Brenda. Nëse kultivohet në mënyrë të gabuar, religjoni lidhet fuqimisht me vdekjen, me ankthin që nuk të le të jetosh të përditshmen («Nëse nul bën të zotin, shkon në ferr»). Një dialog midis Alex dhe Kevin në kuptimin e jetës zhvillohet në një varrezë në krah të një kishe. Aty janë varrosur stërgjyshërit e mi: më ka kuriozuar gjithmonë, mund të festosh pagëzimet dhe martesat, por i rrethuar nga ideja konstante se herët a vonë nuk do të jemi më.
Çfarë përfaqëson fëmija që Brenda pret?
Alain Parroni — Nevojën e të kujtuarit se kemi një të ardhme.
Çfarë e bën gjeneratën e Brenda, Alex dhe Kevin të «humbur»?
Wim Wenders — Kevin, më energjiku dhe më i riu i treshes, në epilog shqipton një batutë të fuqishme, që sipas mendimit tim, thotë gjithçka. Nuk do ta zbuloj, por ulërima për ndihmë e tij ndërsa është i bllokuar në trafikun e Grande Raccordo Anulare, i braktisur krejtësisht në vetëvete kur ishte vetëm 16 vjeç, zbulon tragjedinë e vërtetë të këtyre rë rinjve. Të humbësh mund të jetë pak më shumë e durueshme nëse dikush po të kërkon vërtet. Ama çfarë ndodh nëse askush nuk e di ekzistencën tënde, as prindërit e tu? Çfarë ndodh nëse lind në shkretërirën e një shoqërie copë copë?
Alain Parroni —Është humbje si në kuptimin që nuk arrin të gjendet, si pse është e harruar nga dikush. Të tre të rinjtë ndjejnë nevojën e «riprodhimit», të lënies së një shenje për të mos u harruar. Reagojnë ndaj shoqërisë në tre mënyra: kërkojnë ndihmë, duket vrapuar nga prapa apo duke u mbyllur në vetëvete.
Wim Wenders — Por nga ndonjë pjesë në jetët e personazheve ka një të çarë nga cila hyn drita, siç e këndon Leonard Cohen: «There is a crack, a crack in everything. That’s how the light gets in». Këto epifani dritash, këtë akte dëshire të një vendi më të mirë, të një kuptimi më të madh reciprok janë për mua shtyllat e filmave. Vazhdoj të shpresoj se një rilindje e shkëlqyer dhe e qetë mund të dalë nga gërmadhat e këtyre viteve të shënuara nga konflikte dhe pabarazi. Një kinema feniks, si të thuash, që përfaqëson pozitivitet dhe rinovim, mund të lindë nga këto sfida.
(nga La Lettura)
Përgatiti
ARMIN TIRANA