Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Familjarët e Edi Ramës bëjnë kërdinë nëpër tendera, një lukuni e tërbuar. Ai tha se, ka një nen Kushtetuta, e cila thotë- dhe Rama e di, dhe Linda ti e di- se familjarët e deputetit dhe kryeministrit nuk mund të kenë asnjë të ardhur nga sektori publik, qendror apo lokal, përveçse rrogave të tyre.
“Po pse nuk lejon ai? Sepse çfarë është njëri komision? Njëri komision është hetim për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit. Mekanizmi më kryesor i vjedhjes së taksave tuaja, i vjedhjes së pasurive tuaja, qëndron në shkeljen e këtij ligji.
Ky ligj ndalon familjarët e pushtetarëve, ndalon vetë pushtetarët, të mos afrohen dhe të mos aplikojnë për tendera, prokurime, koncesione të sektorit publik, gjersa familjari i tyre është kryeministër, ministër apo diçka tjetër. Se vetëkuptohet se këtu përdoret pushteti pastaj. Dhe për të tjerët nuk mbetet…
Çfarë ndodh? Ka dy vjet dhe më shumë, familjarët e Edi Ramës bëjnë kërdinë nëpër tendera. Një lukuni e tërbuar. Baxhanaku i tij fiton qindra tendera. I vëllai i tij, me tërbim, me kompani me Amant Josifin, vjedhin miliarda në Europë.
Vajza e familjes, fiton çdo javë, çdo muaj, çdo dy muaj, tendera. Vajzë e mbarë, ka një nen Kushtetuta, e cila thotë- dhe Rama e di, dhe Linda ti e di- se familjarët e deputetit dhe kryeministrit nuk mund të kenë asnjë të ardhur nga sektori publik, qendror apo lokal, përveçse rrogave të tyre.
E ka përcaktuar Kushtetuta. Kushtetuta thotë se nëse ndodh, familjari humbet mandatin. Tani imagjinoni ku jemi ne? Na thotë merruni me filanin, me fistëkun, po jo me mua se jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën.
Po këtë nuk mund ta pranojmë ne, se në momentin që e pranojmë këtë, ju kemi tradhtuar ju, tradhtojmë besimin tuaj, idealet tuaja.
Ne nuk do e bëjmë kurrë dhe prandaj jemi ngritur në parlament dhe luftojmë dhe do luftojmë gjer në fund për të drejtat tona. Kjo është e vërteta për parlamentin”, tha Berisha.
Check Also
Foto/ Belind Këlliçi takohet me Trump: Gjeti kohë për të dëgjuar rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Në një takim historik në SHBA, Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, ish-deputeti dhe ish-kandidati …