Berisha: Rama bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Kavaja se, Rama bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës! Ai tha se, çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, nuk mund ta pranojë më këtë Pashiq, siç e kanë quajtur me të drejtë, publicistët e mëdhenj të Europës.

“Shikoni se çfarë bën ky sot me Kosovën? Ka pasur një moment në vitin 1991, kur Ramiz Alia- dhe kjo është shumë e vërtetë- me Sllobodan Millosheviçin, shkrinë shërbimet kundër opozitave. Unë u them miqve të mi në Kosovë se kjo po ndodh. Po më thonë, është e vërtetë. Kaq ishte ajo periudhë.

Po ky del haptaz kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Ky bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës dhe qeverisë së saj në emër të Vuçiçit. Ky, lideri global i 1 prillit, na paraqet drafte për asociacionin. Që të gjitha për të ndihmuar padronin e tyre.

Çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, nuk mund ta pranojë më këtë Pashiq, siç e kanë quajtur me të drejtë, publicistët e mëdhenj të Europës. Vetëm kjo përbën një motiv për çdo atdhetar shqiptar, për t’i dhënë duart Pashiqit, për ta përcjellë aty ku e meriton.

Ndaj edhe koha është: protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore!”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Deklaat e fortë e Berishës: Nuk ka më paqe me krimin e organizuar, 77 mënyra për paralizimin e narko-shtetit

Sali BERISHA Mosbindja juaj dje, ka një rëndësi më të veçantë, se sa aksioni që …

Leave a Reply