Berisha: Rama po sjell refugjatët këtu, kurse refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruanda

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama po sjell refugjatët këtu, kurse refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruanda. Ai tha se, Edi Rama është armik i qenies, i lirive, i dinjitetit tonë dhe të kombit shqiptar.

“Besimi im te fitorja e merituar është i pakthyeshëm dhe i pathyeshëm. Por, ashtu siç thashë, siç theksova në fillim, për opozitën, për PD-në, për të djathtën, mbështetja e Kavajës është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Sot, është koha t’i themi armikut, armik. Dhe Edi Rama është armik i qenies, i lirive, i dinjitetit tonë dhe të kombit shqiptar. Ju e shndërruat me të drejtë, nuk ka gjë më të dhimbshme, nuk ka gjë më të trishtë që të shohësh që në 10 vite, kanë ikur nga Shqipëria, 1.1 milion shqiptarë.

Dhe ky del e firmos marrëveshje për të pru refugjatë këtu. Kurse refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruandë. Dhe se ky ka vendosur këtë mobokraci, me të cilën po e shqyen Shqipërinë copa-copa.

Merr vetëm një moment, ne u themeluam në dhjetor të vitit 1990, në mitingun e parë themelues, ne deklaruam, dhe ç’është e vërteta, çuditen vendet e tjera përreth, PD themelohet si parti e interesit kombëtar.

Do thoni ju pse e vumë ne atë në program? Se ne ishim politikanë të ditëve të para. Ne ishim njerëz që jetonim në diktaturë me kufizime shumë të mëdha në njohuritë tona.

Po nga u nisëm ne që të vëmë në programin tonë këtë pikë? U nisëm thjesht nga një fakt. Nuk kishim lexuar statute të partive tona simotra. Por fakti se PPSH kishte shkelmuar për 45 vite interesin kombëtar, atëherë ne thamë: ose të themelohemi si parti e interesit kombëtar, ose të mos themelohemi fare. Dhe ne kishim të drejtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …

Leave a Reply