Berisha:Po zhduken si minj, ligjet online antikushtetuese, nuk do të njihen

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se PD nuk do të njohë asnjë ligj që miratohet në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit. Reagimi vjen ndërkohë që Parlamenti ka miratuar një sërë ligjesh në seancat e fundit parlamentare të shoqëruara me kaos.

“Shkelmon të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij. E di që me komisionet hetimore parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe do të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Do jeni ju të parët që do ta mësoni. Në komision ishit. Parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minj.

Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëlloj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Teliti: Shkarkimi i Veliajt, detyrim i Ramës si Kryeministër!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan …

Leave a Reply