Dokumenti që fakton skandalin e Veliajt me vajzën e familjes Rama

Dokumenti i publikuar sot nga kryetari i PD, Sali Berisha, provon se kush janë pronarët e vërtetë të “minierës së arit të Sharrës’ ku depozitohen plehrat dhe inertet që dalin nga ndërtimet e shumta që kanë pushtuar Tiranën.

Berisha tregoi një email, ku shihet se si për dherat dhe inertet e kullës që po ndërtohet pranë Sahatit të Tiranës, paguan vetë Bashkia e Tiranës.

Kjo për shkakun e vetëm se kulla në fjalë është projektuar nga kompania 51N4E, ku punon thjeshtra e Edi Ramës, Rea Xhillari, e cila ka marrë dhjetëra tendera në shkelje të plotë të Kushtetutës.

Kështu, në dokument shihet se si më datën 20 maj të vitit 2019, Ana Lloshi, vartësja e Taulant Tushës, drejtor i përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i dërgon një email Namik Simixhiut, drejtor i mbetjeve, vartës direkt i Erion Veliajt, ku i shprehet se ka disa problematika në lidhje me rakordimin e depozitimit të mbetjeve.

“DPN1, faturë numër 0066964, datë 2.5.2019 nuk është hedhur në tabelën përmbledhëse të javës”, thuhet në email.

Pesë minuta më vonë, Namik Simixhiu iu dërgon këtë email Denisa Tollkuçit, punonjëse e Klodian Zotos.  Pas dy orësh vjen përgjigja në email, ku një kopje CC është përcjellë edhe Klodian Zotos.

“DPN1, faturë numër 006964, datë 2.5.2019 është depozitim, i cili është kryer falas për llogari të Bashkisë së Tiranës”.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Në 8 vitet e qeverisjes së PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, PS vetëm në një sesion përjashtoi 46 deputetë

Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, në 8 …

Leave a Reply