Ikën Pengu, vendimi i Gjykatës: Gaz Bardhi Kryetar i Grupit Parlamentar të PD

Kryetarja e komisionit të apelimit, Adriana Kalaja ka deklaruar se pezullimi i marrjes së vendimit nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është në favor të Partisë Demokratike, duke bërë që të gjitha vendimet e marra nga Lulëzim Basha pas datës 2 Shtator të jenë të rrëzuara.

E ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Kalaja shprehet se, me dëshirë apo pa dëshirë të Edi Ramës, vendimmarrjen sot sipas ligjit e ka Gazmend Bardhi, gjithashtu ligjërisht është kryetari i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike.

“Ishte një proces i cili u pezullua, proces në të cilin ishin 3 palë. Kishim një kërkues që quhej Lulëzim Basha i cili pretendonte të regjistronte pranë regjistrit të partive politike vendimet e marra në atë grumbullimin që bëri ai, se s’mund ta quajmë Kuvend, më 2 shtator. Ne jemi dëshmitar të gjithë kësaj periudhe dhe jo më kot zonja Lindita Nikolla e ka pezulluar marrjen e vendimit. Është dhënë një vendim që kryetari i grupit zgjidhet nga deputetët dhe jo nga partia dhe me këtë kërkesë që kishte bërë zoti Basha në Gjykatën e Tiranës kërkonte që edhe vendimmarrja e zonjës Lindita Nikolla të ishte që kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është zoti Basha meqënëse këtë vendim e ka marrë Gjykata e Tiranës.

Pasoja e këtij pezullimi ka efekte shumë pozitive për të gjithë mbarëvajtjen e Partisë Demokratike.

Së pari, të gjitha vendimet që ka marrë zoti Basha pas datës 2 Shtator ndalin nul sepse ai nuk është më, nuk quhet i rizgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike. Automatikisht, do apo s’do Edi Rama. Do apo s’do Lindita Nikolla, kryetari i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike është Gaz Bardhi.”

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …

Leave a Reply