Rama nga Pogradeci: I paprekshëm nga SPAK jam vetëm unë

Pasi tha se ai ishte autori i reformes ne drejtesi, Rama deklaroi nga Pogradeci se mund te hetohen te gjithë nga drejtësia sepse vetëm ai është i paprekshëm nga SPAK.

Kryeministri Rama u ndal gjatë te Reforma në Drejtësi gjatë Asamblesë së PS në Pogradec duke theksuar se tashmë nuk ka të paprekshëm për prokurorët dhe gjykatësit. Si referencë për kryeministrin janë përdorur dënimi i Tahirit dhe Lefter Kokës, arrestimi i Vangjush Dakos dhe Lefter Llës apo hetimi i Ahmetajt, Berishës dhe Malltezit.

“Në Shqipëri nuk ka ekzistuar asnjëherë një trupë gjyqësie që të mos pyesë sa i madh je”.

“Që nga 1912, nuk ka bërë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trupë gjyqësie të mos pyesë me kë je, sa i lartë je, e të kërkon të paraqitesh. Sot s’ka më asnjë person të paprekshëm. Thonë e solli Amerika, me çfarë e solli me helikopter? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, PS-ja”, shtoi kryeministri.

About Redaksia

Check Also

Shërbimi urban në Tiranë në koma, Bashkia s’ndërhyn se është peng i ryshfetit!

Nga Besart XHAFERRI Autobuzë urbanë të tejmbushur me kondicionerë jashtë funksionit dhe që nuk respektojnë …

Leave a Reply