Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, të gjitha dokumentat e skandalit të Veliajt me thjeshtrën e Ramës i janë dorëzuar SKAP-it, por SKAP-i i partisë nuk i hetoi dokumentet e dorëzuara, të cilat implikojnë deri në palcë Erion Veliajn dhe Edi Ramën.
“Me pak fjalë, po flasim për mospagimin e tarifës së depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës. Në rastin konkret bëhet fjalë për dherat e kullës private, e cila i ka zënë frymën kullës së Sahatit dhe xhamisë ‘Ethem Beu’.
Kjo është kulla, e cila është projektuar nga famozja 51EN4E, ku punon Thjeshtra e Parë e Shqipërisë, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.
Të gjitha këto i janë dorëzuar SKAP-it të partisë, por SKAP-i i partisë si një organizatë e vërtetë kriminale, fsheh, manipulon dokumente zyrtare, të cilat implikojnë deri në palcë Erion Veliajn, Edi Ramën, organizatën kriminale të djegësave në Shqipëri.
SKAP-i i partisë, gjithashtu në heshtje, po lejon rikthimin apo rimarrjen e djegësit të Tiranës nga grupi mafioz Preseci-Lopa, të cilët pretendojnë se kanë gjetur 100 milionë dollarë, sipas burimeve afër tyre, paratë e Pasdaranit të Iranit”, tha Berisha.