Berisha: Ne duam të votojmë, Edi Rama nxjerr bandat dhe nuk na le të votojmë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama ka krijuar mekanizmin me të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

“Ne duam të votojmë, Edi Rama nxjerr Bajrët, nxjerr bandat dhe nuk le të votojnë. Edi Rama ka krijuar mekanizmin me të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Ne duam të votojmë dhe Edi Rama shpërndan 683 mijë zarfa për pensionistët, të gjitha të ndaluara me ligj.

Ne duam të votojmë, Edi Rama nuk na lejon të regjistrojmë emrin e partisë në fletën e votimit.

Ne duam të votojmë, Edi Rama ka prerë çdo fond dhe kandidatët garuan pa asnjë qindarkë nga fondet publike.

Pra, ne vota nuk na ka vlerë më. Të drejtat kushtetuese nuk kanë më vlerë.

Kur u mohohen deputetëve, imagjino se çfarë ndodh me ju”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …