Kombëtarja shkruan historinë edhe në shifra

Në letër, sërish Shqipërisë i mjafton një pikë për të mbyllur Grupin E në krye, por ky është një përfundim që askush nuk e imagjinon, ndaj Ishujve Faroe është projektuar si një festë e madhe, një mundësi e shkëlqyer për të dhuruar një spektakël ofensivë. Shqipëria e Sylvinho-s, ky ekip, cilido të jetë formacioni titullarë, e ka mundësi për ta bërë diçka të tillë, për të dhuruar një sfidë të bukur për tifozët. Sigurisht kjo nuk është vetëm një sfidë luksi, një mundësi ku Sylvinho të përfshijë lojtarët më pak të aktivizuar, pa humbur balancat, kjo është një ndeshje që vlen shumë edhe në aspektin sportiv. Nuk arritëm dot të kapim rekordin e Edy Reja-s me 18 pikë, por sërish kemi shansin të vendosim disa rekorde.

Në “Euro2016”, Shqipëria e De Biasit u kualifikua me 14 pikë, Sylvinho e ka arritur tashmë, por synon ta mbyll me 17 pikë, duke vendosur një rekord të ri. Shqipëria nuk ka arritur kurrë 5 fitore në një fushatë kualifikuesesh, ky është shansi ideal për ta bërë diçka të tillë. “Air Albania” mbetet pika më e fortë e Shqipërisë, 3 ndeshje 3 fitore në këtë fushatë, 4 nëse llogarisim edhe miqësoren me Bullgarinë, ky trend nuk pritet të ndryshojë as sot në mbrëmje.

Kjo është ndeshja e nëntë e Sylvinho-s në krye të Shqipërisë, trajneri vjen pas 7 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje. Ishujt Faroe janë sfida ideale për të përmirësuar edhe shifrat e tjera, për momentin jemi në kuotën e 12 golave të shënuar dhe katër të pësuar. Përveç këtyre statistikave, më e rëndësishmja është ta mbyllim në krye për të siguruar një pozicion më komod në shortin e 2 dhjetorit, për të blinduar vazon e dytë, pasi vazo e parë është e pamundur.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …