Vjedhja – 100 milionë euro! Akuza – “Mungesë vigjilence! “Masa – “Nesër të paraqitesh me prindin”

Nga Gent STRAZIMIRI

Dikur, në kohën kur përjetonim ditë edhe më të mira nga këto që po përjetojmë sot, kjo akuza që ‘drejtësia e PARTISË’ ka ngritur ndaj Beqes që na ka vjedhur 100 milionë euro, teknikisht quhej ‘mungesë vigjilence’!

Përgjithësisht, kush ishte në marrëdhënie pune, e kalonte me një qortim të lehtë dhe një ‘autokritikë të shëndoshë’ në mbledhjen e kolektivit a të PARTISË, e cila nga ana e saj zotohej që me dorën e saj të ngrohtë ta këshillonte si një nënë e mirë… sidomos kur s’kishte biografi ‘me probleme’ …

Për ne që ishim nëpër shkolla, masat shtrënguese fillonin me një ‘të të vijë turp’ ose ‘si nuk skuqesh’ por, në vartësi të agravimit të situatës, si në rastin e Beqes sot, masat mund të precipitonin dramatikisht deri në masën ekstreme ‘nesër të paraqitesh me prindin’… se pasaporta nuk kishim…

Tani kohët kanë evoluar… kemi pasaporta…

Ka evoluar edhe ‘drejtësia e Partisë’ që si një nënë e mirë vazhdon të këshillon me dorën e saj të ngrohtë… sidomos kuadrot, sidomos ata me biografi të mirë…

Histori si kjo ka patur pafund dhe jo vetëm që bëheshin filma… por filmat për të pasqyruar këto histori ekzistonin…

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Luftën e bejnë familjet e Bllokut, por fajin e ka Saliu!

Nga Ilir LEVONJA Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megjithatë Sali Berisha është kërmë. Kaq …