Si u plagos me tre plumba shoferi i furgonit plot me pasagjerë

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja me armë paradioten e sotme në Lezhë. Ngjarja ndodhi në afërsi të tregut të këtij qyteti. Sipas burimeve, një person që ishte brenda një furgoni të linjës Laç-Lezhë, pas një përplasje verbale, ka nxjerrë pistoletën në sy të pasagjerëve dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të shoferit të mjetit duke e plagosur këtë të fundit. Pas krimit, ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.

Policia bëri të ditur se, rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola, banues në Kurbin ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca, 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama rishpall koncesionin 437 milionë euro për 17 kilometra rrugë, ose 26 milione euro/kilometri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e …