Garda përplaset me deputetët e opozitës, Berisha: Ne jetojmë në një parlament të pushtuar!

Deputetët e opozitës kanë vijuar edhe sot protestën në Kuvend. Kryetari i PD, Sali Berisha, ka nisur të flasë me një transmetim direkt nëpërmjet rrjetit social, Facebook.

Ende pa nisur zyrtarisht Kuvendi, deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë të parët në sallë, ndërkohë që janë hasur me rezistencën e Gardës, e cila ka ushtruar kontrolle në çantat e tyre.

Pas hyrjes në sallë, deputetët demokratë kanë grumbulluar karriget para foltores se Kuvendit.

Kryetari i PD, Sali Berisha nëpërmjet një video-live në “facebook-un” e tij i është drejtuar qytetarëve nga Kuvendi.

Ai ka thënë ndër të tjera se, Rama ka pushtuar Kuvendin me anë të një grushti shteti, dhe deputetët e mazhorancës i ka cilësuar si kukulla që komandohen nga padroni i tyre.

“Ne jetojmë në një parlament të pushtuar. Këta nuk janë me deputetë, shiko si rrinë, si kukulla” tha Berisha.

Berisha shton se ministrat e Ramës kanë dhjetëfishuar badigardët, të njëjtën gjë sipas tij kanë bërër edhe gjyqtarët e prokurorët, ndërsa thekson se ky vetëm parlament nuk është.

“Ministrat kanë dhjetëfishuar badigardët, gjyqtarë e prokurorë kanë dhjetëfishuar badigardët. Ky vetëm parlament nuk është”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria po përjeton një katastrofë që po kërcënon të ardhmen!

Nga Nikola KEDHI Shqipëria po përjeton një katastrofë demografike, që po kërcënon të ardhmen e …