Horrat votuan për 7 minuta 7 mliliardë euro!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, votimi cili u zhvillua në një seancë të pazakontë.

Duke e etiketuar mazhorancën si “junta HHH”, Vasili shkruan se tanimë, “Parlamenti është tashmë një kazermë e Gardës dhe asgjë më shumë”.

“Junta HHH: Horra, Hajdute e Hajna te rilindjes votoi per 7 min 7 miliard euro buxhet! Horrat, hajdutet dhe hajnat grupi HHH votuan tavën, qe do shqyejne buxhetin e vitit 2024. Per 7 minuta votuan 7 milard euro te taksave djerses, mundit dhe sakrificave te qindra mijra shqiptareve. Parlamenti eshte tashme nje gazerme e Gardes dheasgje me shume. Junta e H H H Horra, Hajdute, Hajna eshte ne veprim.

Çdo qytetar eshte pa asnje mbrojtje perballe juntes H H H. Junta H H H Hajdute, Horra, Hajna ka rrembyer Kushtetuten, ligjin, drejtesine, pronat, paraye e buxhetit dhe gjithshka. Tanime cdo veprim ndaj juntes H H H eshte legjitim”, shkruan Vasili.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …