Berisha: Ky është asgjësim i parlamentit! Rama bëri klounin në Bruksel

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, mazhoranca votoi nenin që e bën vendin pa opozitë! Berisha tha se, Rama bëri klounin në Bruksel se nuk i ka ngelur gjë tjetër.
“Ky është asgjësim i parlamentit!
Në një sistem monist, opozita ka vetëm një mision, qendresë, qendresë dhe vetëm qëndresë. Mosbindje civile.
Greva e urisë dhe çdo akt merret me vendim nga opozita atëherë kur ajo e konsideron më të nevojshme dhe më efiçente.
Gjer tani ju e patë, zëri i saj kumboi në të gjithë botën.
Ai zotëria që shkoi, mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju se nuk mund ta them atë fjalë.
Se është bërë i përçmuari i Europës, i përçmuari i komunitetit ndërkombëtar.
E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky bllokon parlamentin për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që ka kryer me familjarët e tij.
Është informuar mbarë komuniteti botëror se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare sepse është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje nga ai dhe klani i tij.
E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston asnjë institucion në këtë shtet përveç karriges së tij për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit dhe sorollopit të tij.
Prandaj në Bruksel i thanë se të ka mbetur të bësh klounin se nuk të ka ngelur gjë tjetër për të bërë.
Se ato që kërkon Brukseli, ky nuk i pranon.
Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet.
Siç e shihni, opozita realizoi me sukses të plotë edhe sot këtë ditë, misionin.
Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të deputetit të deputetit.
Nen, i cili e bën vendin pa opozitë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse kryeministri i Shqipërisë tentoi ta denigrojë homologun e tij malazez?

Nga Enver BYTYÇI Një video nga forumi i Londrës të mbasdites së të martës është bërë …