“Missing in translation” nuk është rrethanë lehtësuese

Nga Gent STRAZIMIRI
Neni 73 i Kushtetutës ka dy subjekte:

*këtë që shihni në foton majtas

dhe

*deputetin e Kuvendit të Shqipërisë.

Neni 73 i Kushtetutës, praktikisht i thotë këtij në foton majtas “MOS GUXO T’I AFROHESH NJË DEPUTETI (në çfarëdolloj forme), PA LEJEN E KUVENDIT”!

Kushtetuta e Republikës, pikërisht që ky të mos bëjë cic-mice katunarësh, i thotë shprehimisht, të mos guxojë të prekë deputetin përmes “arrestit apo heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme”, dhe pikërisht që ky të mos thotë “detyrimi për paraqitje nuk është heqje por kufizim lirie”, Kushtetuta e Republikës nuk e njeh termin “kufizim të lirisë”….

Është e shkruar e zeza mbi të bardhë, është shqip, dhe mësohet në vitin e dytë të Fakultetit të Drejtësisë, në të cilin edhe ky është diplomuar…

Por ky bën si “anglez”, dhe jep të kuptojë se nuk e njeh mirë shqipen dhe Kushtetutën e do të përkthyer në anglisht…

Kushtetuta e Republikës do vazhdojë të jetë aty, së bashku me nenin 73 të saj, i cili ndodhet ekzaktësisht me të njëjtin formulim, fjalë për fjalë, në çdo Kushtetutë pavarësisht nëse është e shkruar në gjermanisht, italisht, frëngjisht apo anglisht…

Sepse PAPREKSHMËRIA E DEPUTETIT PREJ PROKURORIT, është koncept bazë i çdo Kushtetute në një DEMOKRACI PARLAMENTARE!!!

Do vazhdojmë të jemi edhe ne që sot po i shpjegojmë që po shkel me vetëdije, në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar Kushtetutën e Republikës.

Po shkel pikërisht nenin që është shkruar vetëm për t’i lidhur duart këtij, vetëm këtij!!!

Kur t’i vijë dita të japë llogari, sepse do të vijë ajo ditë shumë shpejt, nuk do të mund të thotë “ishte faji i përkthyesit”, sepse në legjislacionin penal të Republikës “missing in translation” nuk është rrethanë lehtësuese!!!

SPAK YOU

KAQ!

#meSaliBerishën
#qëndro_në_këmbë_demokrat #asnjë_hap_pas
✌️💪🇦🇱🇺🇲✌️💪

About Redaksia

Check Also

Thethi, albanologu dhe albanofobi

Nga Ilir META Cilido që ka vizituar Thethin largohet vetëm me një dëshirë, për t’u …