Akt rrugaçëror, pervers dhe hakmarrës ndaj Artistit të madh Osman Mula

Nga Adriatik DOSTI

Fyese, poshteruese, denigruese por edhe rrugaceror, pervers e hakmarres akti i fundit ”qeveritar” i kryeministrit Rama lidhur me firmosjen e akordimin e Pensioneve te vecanta shteterore qe ju jepen figurave e personaliteteve te fushave te ndryshme me aktivitet e kontribut te vecante nder vite ne sherbim te kombit e popullit te tyre…

Rama i ka thene JO vleresimit per Osman Mulen…rregjizor, instrumentist, kompozitor, piktor, artist i gjitheanshem e me plot kuptimin e fjales, prej dekadash te tera…e mbi te gjitha qytetar model e i pa kompromis me te keqen…shok e mik i rralle per nga vlerat njerezore…demokrat i oreve te para …ikone e gjalle e Shkodres se tij…i nderuar e i respektuar prej kombit te tij brenda e jashte Shqiperie …

Edhe pse ne listen qe ka patur ne tavolinen e tij Rama…emri i Osman Mules ka qene i pari…mllefi rrugaceror e thellesisht partiako-politik i kryeministrit shqiptar i cili e ka O.Mulen mesa duket ne Listen e Zeze e jo ne ate te nderimit e vleresimit te merituar …i biri i Kristaqit e nipi i Spiro Kolekes se djeshem…i ka thene JO …Artistit te mrekullueshem shqiptar nder dekada vetem e vetem pse prej kohesh ai ka qene e mbetet nje ze i forte kundershtues – publik ndaj Rames e bandes se tij qeverisese kriminale e antishqiptare ne pushtet

I njohur si demokrat i oreve te para dhe antikomformist natyrisht qe O.Mula personalisht nuk mund te gezoje dot as respektin e as nderimin e nje kryeministri te tille me se shumti gangster se sa zyrtar i larte i nje shteti…

O.Mula vjen nga Bota e madhe dhe e magjishme e Artit dhe nga Oqeani i pa fund i miresise njerezore …ndaj dhe normalisht qe gezon nderimin , mirenjohjen e respektin e kombit e te popullit te tij per gjithcka ka bere per ta e ju ka dhene atyre nder vite…

Ndersa Rama vjen prej Kenetave e Mocaleve komunisto-diktatoriale te te pareve te tij … prej xhunglave antinjerezore e kriminale …prej poshte urave te Parisit e me thonj pa prere sic i pat thene dikur publikisht Fatos Nano…ndaj dhe no coment.

Osmani ishte u be e do te mbese perjetesisht nje vlere e rralle e artit kombetar shqiptar ndersa Rama do te kujtohet ngahera thjesht si nje pseudo sportist, nje deshtak -artist e nje politikan e drejtues qeverie e shteti palaco, sharlatan , i pa afte, bandit, rrugac e antishqiptar …e pra Dy Bote diametrialisht te kunderta…

Me Osman Mulen personalisht njihem prej shume vitesh dhe kemi qene e mbetemi shok, miq, kolege e qytetare te mire ne art , ne sport e ne jete…por edhe demokrate te oreve te para …sikurse edhe te dy ”filo-shkodrane” te gjithe hershem ani pse une me origjine nuk jam prej Shkodre…

Bashkeudhetare ne art e ne sport ne qytetari e demokraci …ne batuta e histori pa fund … ne sa e sa tavolina kafeje se bashku me shoke e miq te mire te perbashket…ku Osmani drejt me e thene ka lindur per te qene armik i betuar i se keqes dhe antikomformist i pa ndreqshem …trim e kurajoz dhe publik e jo Anonim !

Jane keto aresyet kryesore pse Rama qe e di fort mire pse Osmanin e ka kundershtar te betuar te tij per gjithcka e prej vitesh …preferoi ti akordoje pension te vecante shteteror me pare fjala vjen Frederik Ndocit qe ”kontriboj” aq fort ne fitoren e socialisteve te Rame- Becit – Spiropalit – Doshit ne Shkoder se sa Osman Mules artist i gjitheanshem, qytetar e demokrat , artist e njeri qe te imponon kurdohere vetem respekt e mirenjohje .

Ani miku im i mire Osman Mula …mos u merzit kaq fort se me ”pensionin e tij qeveritar” Rama e askush tjeter nuk ta mbajne dot ty shpirtin me buke sic thote populli …dhe nuk te bejne dot as te pasur por edhe as te varfer…perkundrazi ti shtojne edhe me shume vlerat si artist e si qytetar si demokrat e si shqiptar !

Dhe tek mendon qe kete lloj pensioni Rama ja ka akorduar prej kohesh edhe Diana Culit vraseses se Poeteve Leka & Blloshmi …hic mos u merakos miku im i mire pasi duhet te ndihesh i nderuar e fisnik qe nuk je e nuk ben pjese ne nje liste te tille poshteruese !

Te perqafoj me mall, mirenjohje e respekt prej nga larg …miku yt i mire e i hershem Dosti …sic kishe fort qejf me me thirr …

A.R.D

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …