Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për vetëvrasjen e një nënë me katër fëmijë në Durrës. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, ajo prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga këto sulme te narko-banditë me uniformë, por natyrisht kërkesa e saj ishte shperfillur me cinizëm në pafundësi.
Reagimi
Të dashur miq, një nënë me katër fëmijë i dha fund jetës në mënyrë tragjike pas rëndimit të gjendjes së saj psikologjike nga sulmet shqetësuese që i beheshin në TikTok nga anonim mizor.
Ajo prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga këto sulme te narko-banditë me uniformë, por natyrisht kërkesa e saj ishte shperfillur me cinizëm në pafundësi. Por ky është vetëm krimi i shëmtuar i rradhës ndaj femrës shqiptare. Janë jo një, por disa gra të cilat edhe pasi kanë marrë mbrojtje me vendim gjykate kanë rënë viktimë e plumbave apo thikave të kriminelëve ndaj të cilëve kishin kërkuar mbrojtje.
Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën e vrasësve edhe bashkpunimin e banditëve me uniformë me vrasësit.