Gënjeshtra e Ramës nga Lezha dhe e vërteta me rrugën Shëngjin-Velipojë!

Nga Bardh SPAHIA

Mbasi përfaqësuesit e bandave në krye të Bashkisë Shkodër, nuk guxojnë të hapin gojë në mbrojtje të institucionit të tyre, sepse kanë frikë se mos Rama i hedh në kazan të plehrave, po bëj një sqarim për qytetarët dhe për gazetarët që u mashtruan në mënyrë të paskrupullt nga kryeministri gjatë konferencës për shtyp në Lezhë në lidhje me ndalimin e punimeve në rrugën Shëngjin – Velipojë.

Në zbatim të ligjit dhe detyrimeve të saj Bashkia në kohë rekord ka identifikuar pronarët dhe në bashkëpunim me FSHZH-në ka hartuar tabelën e vlerësimit të pasurive dhe ka përcjellë dokumentat në Agjensinë Shtetërore të Shpronësimit e cila i ka përcjellë në Këshillin e Ministrave për miratim.

Mbi bazën e këtyre dokumenteve ka dalë edhe vendimi i këshillit të ministrave (VKM) nr.246 dt. 20.04.2023 për shpronësimin. Në pikën 7 të vendimit përcaktohet Agjensia Shtetërore për Shpronësim si institucioni i ngarkuar për kryerjen e procedurave mbasi pronarët të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për kompensim. Pra ky proces dhe likujdimi kryhet nga Agjensia Shtetërore për Shpronësim dhe jo nga Bashkia e cila ka kryer të gjitha procedurat që i takojnë asaj.

Por kryeministri që firmos fap e fap qindra miliona euro për inceneratorët fantazëm dhe koncensionet korruptive, nuk ja ka haberin fare për procedurat të cilat nxjerrin zbuluar paaftësinë, babëzinë dhe dashakeqsinë e institucioneve të tij. Mbasi e grabiti me bandat e miqt e tij strategjikë tani i intereson vetëm të sulmojë politikisht Shkodrën dhe bashkinë më transparente deri dje të drejtuar nga e djathta, duke mashtruar publikisht nisur nga urrejtja dhe nga injoranca.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …