Si e përdori Rama për propagandë Luiza Gegën 

9 minuta, 11 sekonda dhe 31 milisekonda është koha që iu desh Luiza Gegës për të thyer një rekord të kampionatit europian. Por, për të kuptuar se kremtimet, me të cilat e pritën në Tiranë pas rekordit ishin thjesht një farsë, iu deshën 1 vit, 4 muaj dhe 21 ditë.

Kur e kuptoi, Gega shkroi një mesazh në rrjetet sociale, gjithnjë e përmbajtur për frustrimin që i shkakton mungesa e shpërblimeve financiare, por edhe tallja e madhe që iu bë në mes të Tiranës.

“E di çfarë më vjen keq? Që kam gjithë jetën time që investoj dhe vetëm dy vitet e fundit me ndryshimet e (VKM) kam arritur të marr diçka, sigurisht me djersën time asgjë po asgjë të falur. Edhe këtu gjithmonë gjejnë formë për të bezdisur. Aq më tepër që jam në vitin më të rëndësishëm, vitin olimpik. Por për fat të keq askush nuk e kupton rëndësinë e këtij viti. Unë nga institucionet përkatëse për të më thënë “Bravo”, kam nevojë që të më japin atë që më takon dhe të përpiqen më shumë për sportin. Faleminderit & nuk do ta lë me kaq”, ka shkruar Gega në rrjetet sociale.

Mesazhi ishte i përmbajtur, por Gega e ka të qartë se duke thyer heshtjen ka ngritur një akuzë ndaj falsitetit të qeverisë.

Shumëkush e kujton ceremoninë pompoze me të cilën ajo u prit në Tiranë, pasi u shpall kampione e Europës në finalen e 3000 metrave me pengesa në Mynih.

Por qeveria, pasi e përdori për propagandë, nuk duket më e shqetësuar për të.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, iu përgjigj sot me arrogancë, duke i thënë se i ka marrë 13 shpërblime.

Manastirliu tha se atletja në dy vitet e fundit ka marrë 13 shpërblime në 10 gara ndërkombëtare dhe se do vijojnë ta mbështesin.

Por vetë atletja thotë se nuk ka marrë shpërblim, edhe pse u përdor rëndshëm për propagandë nga një qeverisje e formës, por aspak e përmbajtjes.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …