Berisha: Xhorxh Sorosi shkatërroi sistemin për ta vendosur drejtësinë në dorën e Ramës!

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar poshtë banesës së tij, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Xhorxh Sorosi e shkatërroi sistemin e drejtësisë për ta vendosur në dorën e Edi Ramës. Berisha tha gjithashtu se, Komisar Sadushi, kërcënoi avoketërit nëse bëjnë rekurse për çështjet që mbrojnë.
“Çdo ditë, zhvillimet flasim për abuzime masive të të drejtave të shqiptarëve.
Dje lexoja nga 5200 të burgosur, 3200 janë në paraburgim.
Imagjinoni miq se ku janë të drejtat e njeriut në këtë vend. I marrin dhe i plasin në qeli sikur të mos ishin njerëz dhe i lënë pa proces gjyqësor sepse shkatërruan sistemin me Xhorxh Sorosin për të vendosur, për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive.
Komisar Sokol Sadushi kërcënon dje avoketërit, mos sillni rekurse.
Miqtë e mi, në çdo vend të botës, edhe në diktatura, sistemi tre shkallësh i drejtësisë është garanci kushtetuese.
Por pasi krijuan Drejtësinë e Partisë, pasi krijuan drejtësinë si seksion të PS-së, tani nuk kanë më gjykatës, nuk kanë më prokurorë.
Mijëra e mijëra shqiptarë mbahen në burgje sepse nuk ka njeri t’u bëjë dosjen gati, nuk ka njeri të gjykojë ata qindra e mijëra.
Mbi 130 mijë presin në dekada për të mos marrë kurrë vendimin për të drejtat e tyre.
Ky është vetëm njëri aspekt, nga më të shëmtuarit i narkoshtetit.
Por në çdo aspekt ta marrësh, e keqja po ngulitet çdo ditë e më thellë në qenien e kësaj shoqërie dhe të këtij kombi.
Ndaj dhe ju, çdo ditë e më shumë, bëheni më të mëdhenj, shndrisni më shumë në misionin tuaj, në betejën tuaj.
Kështu që shpreh edhe njëherë mirënjohje të pakufishme, besimin e palëkundur se me kauzën tonë të drejtë do fitojmë.
Mos harroni se 3 vjet më parë menduan se opozita shqiptare u ndry në banesën e harresës. Por gabuan. U ngritëm si Feniksi sepse kauza jone ishte dhe është e drejtë.
Përsëri menduan se duke vendosur në arrest shtëpie Sali Berishën, do i jepnin opozitës goditjen vendimtare.
Përsëri u ngritëm si Feniksi dhe kësaj here do ecim të sigurt drejt fitores.
Edi Rama, fundi yt po vjen.
Luftëtarët e lirisë, misionarët e shpresë, shqiptarët do fitojnë, kurse regjimi do përfundojë në kalendat e historisë.
Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë fitorja!
Fitore, fitore, fitore!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …