Mjeku i arrestuar, 3 vjet më parë u denoncua për shitje armësh, por SPAK nuk e hetoi, Rama e promovoi

Nga Ylli MANJANI

Më bëri përshtypje arrestimi i një mjeku që paska patur marrëdhënie poligamie.

Pas arrestit dhe akuzës që iu bë Safet Gjicit, arresti i mjekut për marrëdhënie me një të mitur dhe me disa gra njëkohësisht, desh fjeta mendjen me idenë që “drejtësia vijon të merret me gjyqe morali”. E gabuar sa më s’ka, por kur bëhet udhë e flen mendjen robi. Kjo është situata ku jetojmë…

Mirëpo historia e mjekut qenka më e thellë dhe më rëndë sa ç’u shit në media arresti i tij.

Sipas disa raporteve mediatike të mëparshme, një i penduar i SPAK ka denoncuar se mjeku na qenka përfshirë në disa episode shitje armësh. Madje paska pësuar edhe një goditje me eksploziv.

SPAK paska qenë në dijeni të plotë, sepse i penduari paska nja 3 vite që e paska denoncuar mjekun si trafikant armësh.

E ka ditur dhe e ka lënë të lirë. Madje edhe e ka lejuar të promovohet në profesion. Edi Rama dhe Ogerta Manarstirliu madje e kanë lavdëruar publikisht mjekun, i cili paskësh qenë i denoncuar nga një i penduar.

Tani pyetjet për SPAK-un janë të pashmangshme.

Si ka mundësi që një e denoncuar me fakte konkrete gjendet i lirë e pa mbikqyrje, ndërkohë që paraburgimi është plot me persona nën hetim, pra pa prova evidente?!

Cili rrezikon më shumë sigurinë publike një i kallëzuar për politikë, apo një i kallëzuar nga një i penduar?!

Dhe kur mendoj që lajmi që triumfoi ishte “arrestohet një mjek për poligami dhe pedofili” ma shton dyshimin që e keqja është më e thellë sesa duket…

A po përdoret gjykimi popullor për moral për të fshehur gjëra të tjera më të rënda?!

About Redaksia

Check Also

E dhunuan patronazhistët e Ramës/ Flet aktivisti: Do të kenë qenë të sigurimit, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga …