Alizoti: Ish-komunistët me në krye të birin e Kristaqit e sollën prapë komunizmin!

Deputeti i PD, Tomor Alizoti duke pritur bashkë me demokratë të tjerë dhe mbështetës, daljen e kreut të opozitës, Sali Berishës, nga SPAK, ku ai u paraqit sot për t’u marrë në pyetje për herë të parë, tregoi për Syri Tv, se kjo për të është një ditë e trishtë, që i kujton komunizmin dhe ditët kur babai i tij, ishte peng i këtij regjimi.

“Do i them publikut se një pjesë mund të jenë të rinj, demokratëve, që këtu nga pas ka qenë burgu i ‘Kaushit’, ketu ka qene ‘Kaushi’ dhe këtë histori e kam nga halla ime e madhe.

Kur unë mund të kem qenë diku tek 6 ose 7 vjeç dhe arrestuan tim atë dhe këtu bëhej mbledhja, u mblodhën të gjithë të burgosurit, dhe gjen një mundësi halla ime që unë të shkoj të takoj pak babain tim dhe sipas thënies së saj, nga sikleti i madh, se në atë kohë nëse arrestoheshe nuk dilje më nga burgu, nuk dihej …

Halla më tha që babai nga sikleti i madh u bë aq i vogël sa ç’isha unë fëmjë.

Pse e thashë këtë? Jo për historinë time, por duke ardhur këtu u ktheva prap në histori dhe pse me thinja.

Të gjithë ish-komunistat duke nisur nga i biri i Kristaqit e sollën prapë ditën që një njeri që doli në ’91, themeloi një parti të cilën u përpoq ta bënte sa më mirë, sot ai merret në hetim, është i burgosur nga ish fëmijët e partisë së punës.

Pra është një ditë shumë e keqe, është një ditë e trishtë që mua personalisht me kujton ‘Kaushin”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …