Bylykbashi: Konsensusin po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët, Rama kërkon të mbështetet në paterica

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dështimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Bylykbashi tha në një prononcim për mediat se, konsensusin po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët, Rama kërkon të mbështetet në paterica.
“Sot ishte përsëri prova se si PS nuk kërkon një reformë zgjedhore konsensuale me një komision bipartizan që funksionon mbi bazën e konsensusit.
OSBE/ODIHR u shpreh shumë qartë, tradita 20-vjeçare është një praktikë e mirë jo vetëm për rajonin, por edhe për OSBE-në.
E thënë e zeza mbi të bardhë, pra është ajo që kërkojmë ne në mënyrë konstante.
Një komision që përbëhet gjysma nga mazhoranca, gjysma nga opozita, secila palë përfshin të gjithë faktorët politike dhe partitë politike brenda saj.
Bashkëkryetarët që mbajnë veton i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe partisë më të madhe në opozitë, që është PD që ne përfaqësojmë me kërkesë të qartë të pothuajse 50 deputetëve të parlamentit.
Është rrëzuar njëherë kërkesë qartazi në vullnetin e shprehur të Edi Ramës për të mos bërë reformë konsensuale, në thyerje të traditës 20-vjeçare, të asaj që ka prodhuar atë që siç thotë ODIHR përbën një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, që ka garantuar dy herë rotacion politik.
Edi Rama këtë nuk e do, ka bllokuar rotacionin politik nëpërmjet zgjedhjeve të manipuluara në vitet 2017, 2019, 2021 dhe 2023.
Pavarësisht këtij qëndrimi, PD dhe gjithë opozita, gjithë koalicioni opozitar ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të gjetur konsensus për të trajtuar atë që kërkojnë partnerët me deklaratën e fundit fare qartë edhe nga OSBE/ODIHR.
Kjo është kërkesa e re, e dorëzuar dje në parlament, ku 47 deputetë kanë firmosur sërish kërkesën që komisioni i Reformës Zgjedhore të rikompozohet në përputhje me vullnetin e shumicës dërrmuese të opozitës.
Përsëri ne presim që mazhoranca të lërë lojën që bën me segmente të vogla.
Shqipëria nuk ka nevojë për një politikë të njëanshme që mbështetet mbi paterica.
Është shumë e rëndësishme që të trajtojmë ato që janë shqetësime thelbësore dhe jo të krijohen mazhoranca false në parlament.
Edi Rama e ka deklaruar qartë, do kërkojë një shumicë numerike, kurse ajo që ne ofrojmë është ajo që kërkonte Edi Rama me të drejtë kur PS ishte në opozitë.
Kjo është kaq e thjeshtë, nuk ka asnjë gjë më të thjeshtë se kaq.
Ajo që kërkon Edi Rama është që ndërkohë që të gjithë e dinë se ka më pak se 1.7 milionë shtetas në Shqipëri, ai përsëri do bëjë zgjedhje si në vitin 2021, ku votojnë 1.7 milionë votues.
Këtu nuk ka popullsi, Edi Ramës i dalin shifra më të larta.
Ky është standardi i zgjedhjeve që ai kërkon, ky është standardi i zgjedhjeve që ne duam të zhbëjmë nëpërmjet komisionit konsensual konstruktiv që rekomandon OSBE/ODIHR”, u shpreh Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Lul euroatlantiku bën një postim në facebook, tregon çfarë do bëjë kur të jetë kryeministër

Taksa e sheshtë 9% do ti jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen. Këtë …