Vendimi i GJK, reagojnë studentët e mjekësisë: Do mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet!

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve dhe deputetëve të opozitës, duke rrëzuar disa nene të ligjit shtrëngues të qeverisë për studentet e mjekësisë, që lidhen me afatet e mbajtjes së diplomës.

Një ditë pas vendimit për studentët e mjekësisë, këta të fundit kanë dalë sot në një deklaratë ku shprehen se janë gati të mbushin sheshet nëse e drejta e tyre cënohet.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.

Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet”, deklaroi njëra prej studentëve, në emër të tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …